Secondary Adv

Kaos online, shërbimet e Google jashtë funksionit në një pjesë të Europës

Disa shërbime të Google, përfshirë YouTube, u ndërprenë sot në Turqi dhe disa vende të Evropës.

Disa shërbime të Google, përfshirë YouTube, nuk ishin të  disponueshme në Turqi dhe në disa pjesë të Evropës sot, tha zëvendësministri turk i telekomunikacionit dhe një monitorues lokal i internetit.

 

Asociacioni për Liri të Shprehjes, që monitoron censurën lokale në internet në Turqi, ka thënë se shërbimet janë ndërprerë prej orës 10:00.

 

Mbikëqyrësi lokal i sigurisë kibernetike kërkoi një raport teknik nga Google, tha zëvendësministri, Omer Fatih Sayan, në X.

 

Një hartë e postuar nga Sayan tregonte Turqinë, pjesë të Europës Juglindore dhe disa vende tjera si Ukrainë, Rusi dhe Europën Perëndimore./Shqiptarja.com


Më të lexuarat