Secondary Adv

Kostot e prodhimit stabilizohen, rritje vjetore 0.3 për qind në tremujorin e dytë

Kostot e prodhimit duket se janë stabilizuar vitin e fundit duke sinjalizuar qëndrueshmëri në çmimet e produkteve vendase në vijim.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP)  shënoi rritje vjetore me 0,3%. Por në krahasim me vitin 2021 kostot e prodhimit janë rritur më shumë se 29%.

 

Rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionet “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave” dhe “Industri përpunuese” me 0,4 %, ndjekur nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0,2%.

 

Brenda seksionit “Industri përpunuese”, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi I mobileve” me 2,5%, ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi I kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,6%.

 

IÇP për tregun vendas shënoi një rritje vjetore prej 0,5%. Rritja vjetore më e madhe u vu re në seksionin “Industri përpunuese” me 1,1%, ndërsa seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rënie prej 2,1%.

 

IÇP për eksport shënoi rritje vjetore prej 0,5%. Rritja më e madhe vjetore u shënua nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 2,7%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” dhe “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0,4%.

 

Në krahasim me tremujorin I-2025, IÇP shënoi një rritje me 0,1%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 0,2%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” me 0,2%.

 

IÇP për tregun vendas në krahasim me tremujorin e parë të 2025, shënoi një rritje tremujore prej 0,1%.

 

Rritje më të lartë shënoi seksioni “Industri përpunuese” me 0,2%. Nga ana tjetër, seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi ulje me 0,2%.

 

IÇP për eksport krahasuar me tremujorin e parë 2025, shënoi një rritje të lehtë që vërehet në seksionin

 

“Industri nxjerrëse” me 0,4%. Nga ana tjetër, seksioni “Industri përpunuese” ka shënuar ulje me 0,1% dhe seksioni “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0,1%.

 

/Monitor (https://monitor.al/kostot-e-prodhimit-stabilizohen-rritje-vjetore-0-3-ne-tremujorin-e-dyte/)


Më të lexuarat