Secondary Adv

Më 7 tetor nisin pagesat me SEPA, Sejko: Komisionet do të jenë 5 herë më të ulëta

Më 7 tetor nisin pagesat dhe transfertat në SEPA, një hap i rëndësishëm për sistemin bankar dhe imazhin e Shqipërisë.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka njoftuar që më 7 tetor nisin pagesat dhe transfertat në SEPA, duke e konsideruar një hap shumë të rëndësishëm për imazhin e vendit dhe jo vetëm.

 

Sejko renditi edhe ndikimi pozitiv që do të ketë një hap i tillë.

 

Ai u shpreh se ekonomia shqiptare ka njohur rritje, e cila pritet të vijojë edhe në afat të shkurtër dhe mesëm, që pritet të rrijë brenda kufirit 3.5-4 për qind.

 

“Më 7 tetor sistemi bankar do të nisë transfertat dhe pagesat në SEPA. Hap i madh sepse na konsideron të integruar në BE në këtë aspekt.

 

Komisioni në SEPA të paktën 5 herë më i ulët me ato të deritanishme për individë dhe biznese. Është një gjë e mirë dhe për imazhin e vendit pasi rritet besueshmëria për investitorët e huaj.

 

Ekonomia e Shqipërisë ka ardhur në rritje, parashikojmë që do të vijojë mes 3.5 dhe 4 për qind, rritje mjaft e mirë. Sektori kryesor që ndikon është turizmi dhe sektorët e tjerë të lidhur me të”, tha ai./ekofin.al


Më të lexuarat