Secondary Adv

Zgjedhje të parakohshme në Tiranë, Edi Rama shpall Ogerta Manastirliun si kandidate

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka bërë publike kandidaturën e PS për Bashkinë e Tiranës. 

Zgjedhja e tij është Ogerta Manastirliu, një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, e cila ka mbajtur poste të rëndësishme ministrore ndër vite, si në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit.

 

Manastirliu do të përfaqësojë socialistët në garën për drejtimin e kryeqytetit, një nga betejat elektorale më të forta dhe më të rëndësishme politike në vend. Tirana është konsideruar gjithmonë si bastioni kryesor politik dhe elektoral, dhe çdo garë për këtë bashki ka patur ndikim të madh në skenën politike kombëtare.

 

PS synon të ruajë drejtimin e Tiranës edhe për mandatin e ardhshëm, ndërsa kandidatura e Manastirliut shihet si një kombinim i eksperiencës politike, menaxhimit institucional dhe mbështetjes së lartë brenda strukturave socialiste.

 

Nga ana tjetër, pritet me interes se cilët do të jenë kundërshtarët politikë që do të sfidojnë këtë kandidaturë në zgjedhjet e ardhshme vendore. /ekofin.al


Më të lexuarat