Secondary Adv

Bashkitë ku pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme vendore

Disa bashki të vendit pritet të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, pasi kanë mbetur pa kryetarë.

Tirana do të shkojë në zgjedhje, teksa në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama u la porosi këshilltarëve bashkiakë që të shkarkojnë Erion Veliaj, i cili prej muajsh ndodhet në paraburgim. Madje Rama e shpalli që sot kandidaturën, duke i besuar garën për Tiranën, Ogerta Manastirliut.

 

Kreu i qeverisë njoftoi se Andis Salla do të jetë ministri i ri i Bujqësisë, çka lë bosh vendin e kryebashkiakut të Cërrikut.

 

Me dorëheqjen e Ermal Dredhës mbrëmjen e së mërkursë, edhe Vlora pritet të shkojë në votime për kryetarin e ri.

 

Mati, Tepelena dhe Berati, gjithashtu duhet të zgjedhin kryetarë të rinj. Agron Malaj do të lërë Bashkinë e Matit pasi u zgjodh deputet, njëjtë edhe për Tepelenën, pasi Tërmet Peçi fitoi mandatin në zgjedhjet e 11 majit.

 

Ndërkaq, edhe kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, përveçse u zgjidh deputet, u caktua sot ministër për Pushtetin Vendor./abcnews.al


Më të lexuarat