
Mblidhet samiti urgjent në Doha, liderët arabo-islamik mbështesin Katarin pas sulmit izraelit
Delegatët nga Lidhja Arabe dhe OBI po bashkëpunojnë për një rezolutë të përbashkët që do të specifikojë masa konkrete kundër Izraelit.
Një samit urgjent ka bërë bashkë sot të gjithë liderët e arabo-islamik të Doha të Katarit në mbështetje të sulmeve ushtarake izraelite të kryera në këtë kryeqytet më 9 shtator ku shënjestër ishin liderët e grupit terrorit të Hamasit.
Një ditë më parë, kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm, është shprehur se shtetet arabe dhe islamike dënojnë rëndë sulmet izraelite dhe se do të rreshtohen përkrah Katarit me qëllim mbrojtjen e sovranitetit.
“Ne e vlerësojmë solidaritetin e vendeve vëllazërore arabe dhe islamike dhe vendeve mike nga bashkësia ndërkombëtare që dënuan këtë sulm barbar izraelit. Ata shprehën mbështetjen e tyre të plotë për ne dhe masat legjitime ligjore që do të ndërmarrim për të ruajtur sovranitetin e vendit tonë”, tha Sheikh Mohammed.
Sakaq, liderët kanë mbërritur në Katar për të marrë pjesë në Sesionin e Lidhjes Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), takim që u hap me urgjencë pa një ceremoni. Delegatët nga Lidhja Arabe dhe OBI po bashkëpunojnë për një rezolutë të përbashkët që do të specifikojë masa konkrete kundër Izraelit.
Sulmet izraelite në Katar shënjestruan liderët e Hamasit duke vrarë 5 prej tyre si dhe një anëtar të shërbimeve të sigurisë së Katarit. Ky sulm pati një jehonë të madhe në Lindjen e Mesme, por edhe më gjerë përfshirë këtu he faktin se Katarit mbetet një ndër aleatët më të ngushtë të SHBA-ve, përfshirë këtu dhe se një numër i madh i trupave ushtarakë amerikanë janë me bazë në këtë shtet.
IDF ka vendosur qindra tanke, automjete të blinduara dhe buldozerë përgjatë kufirit verior për të pushtuar qytetin e Gazës. Sipas mediave izraelite, njësitë e rregullta të këmbësorisë do të udhëheqin inkursionin, të mbështetura nga brigadat e vendosura tashmë rreth qytetit. Manovra "Gideon Tanks 2" do të zhvillohet gradualisht.
IDF ka lëshuar gjithashtu një paralajmërim për evakuim për palestinezët që jetojnë pranë një ndërtese tjetër të lartë në qytetin e Gazës, përpara një sulmi ajror, i katërti i planifikuar për sot. Më herët, ushtria izraelite goditi tre rrokaqiej në qytetin e Gazës, për të cilat pretendoi se përdoreshin nga terroristët e Hamasit.
"IDF do ta godasë së shpejti ndërtesën për shkak të pranisë së infrastrukturës terroriste të Hamasit brenda ose afër saj", tha zëdhënësi i IDF në gjuhën arabe, Avichay Adraee.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Benjamin Netanyahun që të tregojë kujdes mëe Katarin, aleatin e SHBA-ve. Duke iu përgjigjur një pyetjeve të gazetarëve nëse kishte ndonjë mesazh për Netanyahun, Trump tha se “duhet të jetë shumë i kujdesshëm me aleatin e shkëlqyer të SHBA”.
"Katari ka qenë një aleat i shkëlqyer, kështu që Izraeli dhe të gjithë të tjerët, duhet të jemi të kujdesshëm. Kur sulmojmë njerëz, duhet të jemi të kujdesshëm", u shpreh Trump. /Shqiptarja
Më të lexuarat








