Secondary Adv

Rruga Kthesa e Patosit – Fratar, Balluku: Janë realizuar rreth 40 për qind e punimeve

Punimet në rrugën Kthesa e Patosit – Fratar avancojnë me 40%, përfundimi synohet para 2026.

Punimet në segmentin Kthesa e Patosit – Fratar kanë arritur në masën 40% dhe aktualisht po vijohet me ndërtimin e veprave të artit, skarifikimin e asfaltit ekzistues, zgjerimin e rrugës, si dhe punimet e gërmimit dhe mbushjes.

 

Detajet janë bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas saj, në segmentin e dytë ka nisur edhe hedhja e shtresave asfaltike, ndërsa kjo ndërhyrje që do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe nxisë zhvillimin e të gjithë zonës.

 

Punimet në aksin rrugor Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar nisën në janar të këtij viti, ndërsa në dokumentet e tenderit thuhej se aksi ishte në gjendje tejet të amortizuar, pasi prej vitesh nuk kryeshin investime.

 

Segmenti ku po ndërhyhet ka një gjatësi prej 43.6 km, përfshirë qytetin e Ballshit, me gjatësi prej 0.9 km. Pjesa tjetër ndahet në 3 segmente, ku i pari nis nga Fieri, deri në Kthesën e Patosit, me gjatësi 5.9 km. Segmenti i dytë përfshin aksin kthesa e Patosit – Hyrje Ballsh, me një gjatësi 17.2 km, ndërsa i treti salje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km.

 

Sipas afateve kontraktuale rruga parashikohet të përfundojë në verë të vitit 2026, por synimet janë që punimet të mbyllen përpara afatit. /Scan


Më të lexuarat