Miratohet struktura e re e Kuvendit: Rregullorja ndryshon me 79 vota pro, opozita braktis seancën
Është zhvilluar këtë të martë seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Pa konsensus dhe mes debateve, Kuvendi miratoi vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në Rregullore, përmes së cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve të përhershme parlamentare. Pas debateve, opozita braktisi sallën në momentin e votimit dhe ndryshimet kaluan vetëm me votat e deputetëve të Partisë Socialiste.
Në bllok, opozita kundërshtoi ndryshimet duke thënë se po bëhen në shkelje të Kushtetutës. Bardhi tha se opozitës po i ngushtojnë hapësirën dhe se po i heqin komisionin e integrimit, një prej kartave më të forta të opozitës të paktën gjatë legjislaturës së kaluar. Bardhi tha se është një turp, që ndryshimet e Kuvendit po diktohen nga ekzekutivi.
Nga ana tjetër, PS përmes Taulant Ballës tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike.
Deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur sallën menjëherë pas nisjes së procesit të përshpejtuar për votimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.
Miratimi i projektligjeve në Kuvend po kalojnë në votim në prezencën e 79 deputetëve.
Në seancë u betuan edhe 4 depuetët që kishin munguar, Albana Vokshi, Fatmir Mediu dhe Oerd Bylykbashi, Jozefina Topalli. Po ashtu, u miratuan disa prej organeve të Kuvendit, që janë të domosdoshme për organizimin e Kuvendit, si Këshilli i Rregullores dhe Mandateve, Këshilli i Legjislacionit apo Byroja e Kuvendit.
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS DHE EMRAT E KRYETARËVE:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Do të drejtohet nga Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Do të drejtohet Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Do të drejtohet Blendi Klosi
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Do të drejtohet nga Igli Hasani
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Evis Kushi (PS) Nënkryetare
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale - Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Iris Luarasi (PS) Nënkryetare
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Erjon Malaj (PS) Nënkryetar