
Qeveria programon rritjen e pagave me 7 per qind per sektorin publik ne vitet 2018-2019
Qeveria do të vijojë stimulin për rritjen e pagave edhe përtej vitit 2017. Sipas tabelave afatmesme (2018-2019) që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, shihet se fondi për rritjen e pagave është në nivele më të larta se i këtij viti.
Qeveria ka programuar 7.2 miliardë si fond për politika të reja pagash më 2018 dhe po në këtë masë ka parashikuar fondin e 2019-s. Me këtë shumë, pagat në sektorin e administratës publike rriten 7-10%.Me këtë program, qeveria ka dhënë sinjale për çlirimin e stimulit fiskal në ekonomi, nëse e fiton një mandat të dytë qeverisës. Vitin tjetër mbahen zgjedhjet e përgjithshme elektorale dhe nëse mazhoranca rikonfirmohet, pagat duket se do të vijojnë rritjen edhe për dy vitet pasuse 2018-2019.
Por rritja e pagave në vendin tonë nuk ka shkuar në linjë të drejtë me produktivitetin. Teksa pagat në ekonominë shqiptare janë dyfishuar në dekadën e fundit nuk ka ndodhur e njëjta gjë edhe me produktivitetin në ekonomi, i cili ka pësuar ulje vitet e fundit për shkak të rënies së shfrytëzimit të kapaciteteve dhe rritjen e inventarëve.
Për vitin 2017, qeveria ka programuar rritje mesatare të pagës për sektorët kryesorë, arsimin, shëndetësinë dhe Policinë e Shtetit, do të jetë me 10%, ndërsa për punonjësit e administratës qendrore 7%. Kosto vjetore për këtë rritje është 7.5 miliardë lekë, por duke qenë se kjo politikë do të aplikohet në muajin mars, kosto reale në buxhetin e 2017 nga kjo rritje do të jetë 6.2 miliardë lekë.
Nga kjo rritje do të përfitojnë 110,000 punonjës, nga të cilët 81 mijë punonjës janë buxhetorë dhe rreth 29 mijë punonjës të tjerë janë mjekë, infermierë dhe punonjës mësimorë të universiteteve publike.Politika e rritjes së pagave do të bëhet e diferencuar, duke i dhënë prioritet kryesisht pagës minimale, pagës në sistemin arsimor dhe shëndetësor, pagës së administratës publike, si dhe pagës së punonjësve në sistemin e Policisë së Shtetit.
Paga minimale do të rritet me 36.3% ose me 8,000 lekë/muaj. Numri total i përfituesve nga rritja e pagës minimale në administratën buxhetore për vitin 2017 është rreth 6,900 punonjës dhe fondi i nevojshëm nga kjo rritje është rreth 1 miliard lekë në vit.Rritja e pagës në sistemin arsimor publik parauniversitar dhe universitar do të jetë me 10%. Numri i përfituesve është gjithsej 38,000 punonjës mësimorë.
Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 1.8 miliardë lekë. Gjithashtu, kjo rritje page do të financohet nga buxheti i shtetit edhe për 8000 punonjës të tjerë mësimorë që janë në varësi të bashkive, duke shtuar financimin e grantit në masën 500 milionë lekë.Rritja e pagës në sistemin shëndetësor publik do të jetë 10%. Numri i përfituesve është gjithsej 18,500 mjekë dhe infermierë. Fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 1.5 miliardë lekë, sqaron Ministria e Financave.Rritja e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit do të jetë me 10%. Numri i përfituesve është rreth 10,000 punonjës policie dhe fondi i parashikuar për t’u akorduar për këtë qëllim arrin në 800 milionë lekë. Ndërsa rritja e pagës së nëpunësve të Administratës Publike mesatarisht me 7%
Më të lexuarat








