Secondary Adv

Qeveria nis zyrtarisht detyrën, Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit betohen në Presidencë

Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur zyrtarisht detyrën.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me 16 anëtarët e kabinetit të tij, u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke shënuar nisjen e mandatit të katërt të socialistëve.

 

“Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave". Duke shqiptuar këtë fjali dhe me dorën në Kushtetutë, kryeministri Edi Rama e me radhë pas tij, të 16 ministrat, u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, duke shënuar kështu nisjen e mandatit të katërt për socialistët.

 

Ashtu siç pritej, për ministren e parë virtuale në botë, Diella, nuk ka një dekret nga Presidenti Begaj. Emri i saj vetëm është në nenin 2 të dekretit të parë të Presidentit, ku përveçse emëroi Edi Ramën, kryeministër, specifikoi se ushtron edhe përgjegjësinë "për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të Inteligjencës Artificiale “Diella”.

 

Betimi i kabinetit qeveritar vjen pas kaosit një ditë më parë në Kuvend, ku ministrat u votëbesuan në seancën që zgjati vetëm 25 minuta. Pas betimit, siç tashmë kryeministri Edi Rama e ka bërë traditë, do të mbajë edhe mbledhjen e parë në Kryeministri.

 

QEVERIA

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës

Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Petrit Malaj - Ministria e Financave

Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit

Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit

Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit

Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit

Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë

Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë

Adea Pirdeni  - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin

Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

/Shqiptarja


Më të lexuarat