Secondary Adv

MTI: Transporti nderqytetas ka nevoje per rioganizim dhe rinovim te autobuzeve

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj diskutoi të mërkurën gjatë një takimi me kryetarin e Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema dhe Marenglen Poreçin, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve reformën në transportin ndërqytetas dhe problematikat që kanë operatorët.


Ministri Dervishaj shpreu gatishmërinë për të bashkëpunuar për të zgjidhur problematikën që ka ky sektor. Ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithë operatorëve por edhe mirëkuptimin e tyre, për ta aplikuar në tërësi paketën ligjore. Duke u ndalur te çështja e vjetërsisë së autobuzëve, ministri tha se operatorët duhet të kenë një organizim më të mirë dhe të rinovojnë flotën e autobuzëve që kanë në përdorim.


“Është koha për më shumë disiplinim në sistemin e transportit ndërqytetas, dhe duhet të rritet cilësia e shërbimit ndaj udhëtarëve, një nga arsyet kryesore e implementimit të kësaj reforme”, tha Dervishaj.Përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit, ngritën shqetësimin për mungesën e terminaleve të autobuzëve, duke kërkuar nga ministria që të ushtroj më shumë ndikim ndaj bashkive për të ndërtuar terminalet e reja.


Më të lexuarat