Secondary Adv

Alarm nga dronët në aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos, anulohen dhjetëra fluturime

Danimarka dhe Norvegjia janë detyruar të pezullojnë të gjitha fluturimet në aeroportet e tyre kryesore, pas raportimeve për praninë e disa dronëve në zonat përreth aeroporteve të Kopenhagenit dhe Oslo-s.

Në Danimarkë, Aeroporti i Kopenhagenit u mbyll për rreth katër orë nga mbrëmja e së hënës, duke prekur afërsisht 20,000 pasagjerë.

 

Policia daneze raportoi se dy deri në tre dronë të mëdhenj fluturonin pranë aeroportit, ndërsa forcat e armatosura u vunë në gatishmëri.

 

Megjithatë, nuk u konfirmua nëse dronët kishin për qëllim shkaktimin e dëmeve. Fluturimet rifilluan në orën 00:30 të natës.

 

Edhe Aeroporti i Oslos u mbyll për katër orë për shkak të një droni të paidentifikuar në hapësirën ajrore.

 

Fluturimet u devijuan në aeroporte të tjera për shkak të pezullimit të ngritjeve dhe uljeve, ndërsa aeroporti u rihap në orën 04:30 të mëngjesit.

 

Policia daneze nuk konfirmoi lidhjen e ngjarjes me ndonjë grup apo shtet të caktuar, ndërsa zëvendës inspektori Jakob Hansen nuk përjashtoi mundësinë që dronët të ishin me origjinë ruse.

 

“Asnjë avion nuk mund të ngrihet ose të ulet në aeroport dhe si rezultat, disa fluturime po devijohen në aeroporte të tjera,” thanë ata në një deklaratë.

 

Autoritetet daneze dhe norvegjeze vazhdojnë hetimet dhe paralajmërojnë për masa shtesë për sigurinë, ndërsa udhëtarët këshillohen të ndjekin njoftimet për fluturimet e tyre.

 

Më vonë, në një postim në rrjetet sociale, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu referua “shkeljes së hapësirës ajrore të NATO-s nga Rusia” në Kopenhagen më 22 shtator, por nuk tregoi një burim për informacionin.

 

Sakaq, udhëheqësit e BE-së dhe NATO-s nuk kanë bërë një atribuim publik, raporton BBC. /EuroNews


Më të lexuarat