Rimbursimi i TVSH, Ekonomi:Udhezime te reja per te qartesuar procedurat
Rimbursimi i TVSH-së një problem i prekshëm nga biznesi ka qenë në thelb të diskutimeve të Këshillit të Investimeve. Ministrja, Milva Ekonomi, u shpreh se tashmë po diskutohet me biznesin dhe për nxjerrjen e disa udhëzimeve që do lehtësojnë proçedurat për rimbursim të TVSH-së.
Bizneset tashmë do ta kenë më të lehtë që të marrin rimbursimin e TVSH-së.Ministrja e Zhvillimit Ekonomik,Milva Ekonomi, gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve u shpreh se tashmë ka nisur puna për nxjerrjen e disa udhëzimeve për të qartësuar rregullat për zyrat e tatimeve.
Ekonomi: Në vitin 2016, Ministria e Financave në bashkëpunim me biznesin ka filluar të marrë në konsideratë edhe nxjerrjen e udhëzimeve për ti bërë më të qarta të gjitha proçedurat që lidhen me rimbursimin e TVSH-së, por dhe me të tjera proçedura tatimore.Ekonomi u shpreh se që prej 2013 qeveria ka pasur si prioritet shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
Ekonomi: Detyrimet e prapambetura që qeveria mori përsipër në vitin 2013 për të qenë pjesë e shlyerjes që kishte ndaj biznesit, arriti në vlerat 72.57 miliardë lekë dhe nga këto detyrime, detyrimet ndaj pagesës së TVSH-së arritën në vlerën 18 miliard lekë për rimbursimin e TVSH-së së papaguar.Mosrimbursimi në kohë i TVSH-së ka qenë një ndër problemet e hershme të biznesit, pasi për shkak të procedurave të tejzgjatura, por edhe probleme me realizimin e planit, bizneset nuk ruimbursoheshin në kohë, çka për ta përkthehej në mungesë likuiditeti.