Secondary Adv

Rritet deficiti tregtar në Kosovë, 7.7 për qind ose 536,8 mln euro në gusht

Në gusht 2025, deficiti tregtar i Kosovës u rrit me 7,7%, duke arritur 536,8 milionë euro.

Të dhënat e fundit nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë se deficiti tregtar në gusht 2025 arriti në 536,8 milionë euro, me një rritje prej 7,7% krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Eksportet mbuluan vetëm 12,4% të importeve.

 

Eksportet dhe importet

Eksportet e mallrave arritën në 76,2 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 8,7% në bazë vjetore. Ndërkohë, importet u rritën me 5,3%, duke arritur vlerën 613,1 milionë euro.

 

Strukturat kryesore të eksporteve

-18%: metalet bazë dhe artikujt prej tyre

-13,8%: produktet minerale

-13,8%: ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani

-10,9%: plastika, goma dhe artikujt prej tyre

 

Strukturat kryesore të importeve

-15,5%: produktet minerale

-13,1%: ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani

-12,1%: mjetet e transportit

-11,4%: makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike

 

Tregtia me Bashkimin Europian

-Eksportet drejt BE-së arritën në 23,4 milionë euro (30,7% e totalit), me një rënie prej 2,6%.

 

-Partnerët kryesorë: Gjermania (11,4%), Holanda (2,4%), Italia (2,1%).

 

-Importet nga BE-ja ishin 261,7 milionë euro (42,7% e totalit), me një rritje prej 7,7%.

 

-Partnerët kryesorë: Gjermania (14%), Italia (4,2%), Polonia (3,9%).

 

Tregtia me vendet e CEFTA-s

-Eksportet drejt CEFTA-s arritën në 38,2 milionë euro (50,1% e totalit), duke shënuar një rënie prej 12,6%.

 

-Partnerët kryesorë: Shqipëria (22,4%), Maqedonia e Veriut (13%), Serbia (7,7%), Mali i Zi (5,2%).

 

-Importet nga CEFTA ishin 77,9 milionë euro (12,7% e totalit), me një rritje prej 4,5%.

 

-Vendet me pjesëmarrje më të lartë: Maqedonia e Veriut (4,1%), Shqipëria (3,6%), Serbia (3,0%)./Scantv


Më të lexuarat