Secondary Adv

Shqipëria prodhon më shumë mbetje, çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg në 2024

Në vitin 2024, Shqipëria ka prodhuar mbi 862 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 2.14%, krahasuar me vitin 2023. 

Rritja e mbetjeve në tre vitet e fundit

Në vitin 2024, Shqipëria prodhoi mbi 862 mijë tonë mbetje, duke shënuar një rritje prej 2.14% krahasuar me vitin 2023. Çdo qytetar gjeneroi mesatarisht 360 kilogramë mbetje në vit, ose 9 kilogramë më shumë se dy vite më parë.

 

Të dhënat tregojnë një trend të qartë rritës:

 

-2022 – 820 mijë tonë, 295 kg për banor

-2023 – 844 mijë tonë, 351 kg për banor

-2024 – 862 mijë tonë, 360 kg për banor

 

Vetëm për mbetjet urbane, rritja është edhe më e dukshme, nga 261 kg për banor në 2022, në 322 kg për banor në 2024.

 

Struktura e mbetjeve

Pjesa më e madhe e mbetjeve, 89.5%, janë familjare ose të ngjashme me to, duke përfaqësuar rreth 771 mijë tonë. Struktura e tyre mbetet pothuajse e pandryshuar ndër vite:

 

57.3% janë mbetje organike

-9-10% përbëhen nga plastika

-9-10% përbëhen nga letra dhe kartoni

 

Menaxhimi i mbetjeve

Panorama e menaxhimit të mbetjeve mbetet e njëjtë si në vitet e mëparshme, me dominim të depozitimit në landfille:

 

-76.3% e mbetjeve u depozituan në vendgrumbullime

-18.8% u ricikluan

-4.9% u përdorën për prodhimin e energjisë

 

Një zhvillim pozitiv është reduktimi i hedhjeve të paligjshme, të cilat ranë në vetëm 0.02% të totalit.

 

Një sfidë për të ardhmen

Rritja e pandërprerë e mbetjeve përbën një sfidë serioze për mjedisin dhe menaxhimin urban. Ndërsa prodhimi i mbetjeve rritet çdo vit, kapacitetet për riciklim dhe menaxhim mbeten pothuajse të pandryshuara. Kjo situatë nënvizon nevojën për investime të reja dhe teknologji më efikase në fushën e menaxhimit të mbetjeve./Scantv


Më të lexuarat