Secondary Adv

150 mln lekë për riparimin e transformatorëve, OSSH hap tenderin

Drejtoria e tensionit të lartë OSSH, ka shpallur hapjen e tenderit për riparimn e transformatorëve për tension të lartë dhe të mesëm.

Hapja e tenderit

Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH ka shpallur hapjen e tenderit për riparimin e transformatorëve të tensionit të lartë dhe të mesëm. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 150 milionë lekë.

 

Qëllimi i projektit

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, synimi kryesor është eliminimi i shpejtë dhe efikas i avarive të shkaktuara nga dëmtimet e transformatorëve të fuqisë.

Duke qenë se transformatorët përbëjnë nyjet më të rëndësishme të sistemit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, çdo defekt sjell pasoja serioze në sigurinë dhe vazhdimësinë e furnizimit me energji.

 

Masa të menjëhershme

Projekti parashikon diagnostikimin, riparimin ose zëvendësimin e transformatorëve, me qëllim minimizimin e kohës jashtë funksionit dhe shmangien e ndërprerjeve të gjata për konsumatorët. Kjo qasje e integruar siguron funksionim të qëndrueshëm dhe të sigurt, duke ruajtur cilësinë e shërbimit dhe stabilitetin e rrjetit.

 

Zgjatja e jetës teknike

Riparimi i transformatorëve është i domosdoshëm për të zgjatur jetën teknike të aseteve ekzistuese dhe për të shfrytëzuar maksimalisht investimet e kryera më parë. Një transformator fuqie ka jetëgjatësi deri në 30 vjet ose më shumë, ndaj mirëmbajtja garanton ruajtjen e vlerës së investimeve afatgjata.

 

Përmirësimi i sigurisë së rrjetit

Sipas dokumentit, ky projekt do të përmirësojë sigurinë dhe besueshmërinë e rrjetit të shpërndarjes dhe transmetimit të energjisë. Ndërprerjet e papritura, të shkaktuara nga avaritë e transformatorëve të vjetër, mund të sjellin kosto të larta teknike dhe ekonomike, si dhe ndikime të ndjeshme për konsumatorët fundorë. /Scantv


Më të lexuarat