Secondary Adv

Raporti, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Në një kohë kur tregjet europiane të pasurive të paluajtshme po përballen me presion nga kërkesa e lartë dhe rënia e përballueshmërisë, Shqipëria ka hyrë për herë të parë në fokusin e raportit “Deloitte Property Index 2025”.

Shqipëria në raportin e Deloitte

 

Shqipëria u përfshi për herë të parë në indeksin e Deloitte dhe u rendit ndër vendet me rritjen më të fortë të çmimeve të banesave gjatë vitit 2024.

 

Çmimi mesatar i apartamenteve arriti në 1620 euro/m², me një rritje 16.6% krahasuar me vitin e kaluar.

 

Vendi ynë u pozicionua i dyti në Europë për shtrenjtimin më të madh, pas Polonisë (+19.3%), e ndikuar nga politikat subvencionuese të qeverisë për strehimin.

 

Në total, nëntë vende europiane regjistruan rritje mbi 10%, mes tyre: Bosnjë-Hercegovina, Izraeli, Hungaria, Kroacia, Rumania, Italia dhe Greqia.

Në të kundërt, Turqia shënoi rënie të theksuar prej -12%, duke qenë vendi i vetëm me ulje vjetore të çmimeve.

 

Rritja e çmimeve në qytetet shqiptare

 

Raporti thekson se Tirana dhe Vlora u renditën ndër qytetet me rritjen më të lartë të çmimeve në të gjithë indeksin:

 

Tirana: +25% (çmimi mesatar 2000 €/m²)

Vlora: +25% (çmimi mesatar 2400 €/m²)

Durrësi: çmimi mesatar 1350 €/m²

 

Në nivel europian, qytetet shqiptare u renditën menjëherë pas Krakovit (+28.1%) dhe Jerusalemit (+25.2%) për rritjen më të shpejtë të çmimeve.

 

Faktorët kryesorë të rritjes

 

Turizmi: sidomos në qytetet bregdetare si Vlora dhe Durrësi, ku kërkesa sezonale për qira afatshkurtra shtyu ndjeshëm çmimet.

Infrastruktura: projekte strategjike si Aeroporti i Vlorës, Bypassi i Vlorës dhe Tuneli i Llogarasë kanë rritur atraktivitetin e zonës.

Urbanizimi i shpejtë në Tiranë dhe zhvillimi i zonave qendrore (Blloku, Sheshi “Skënderbej”), ku çmimet tashmë arrijnë 3000–3500 €/m².

 

Rritja e tregut të qirave

 

Vlora: +25%

Durrësi: +22.5%

Tirana: qiratë për apartamente 1+1 u rritën me rreth 20%, duke arritur 500–800 € në muaj.

 

Sipas raportit, kjo tendencë lidhet ngushtësisht me kërkesën e lartë nga turizmi afatshkurtër, që ka vështirësuar përballueshmërinë për banorët vendas.

 

Statistikat zyrtare tregojnë se të ardhurat totale nga qiratë në Shqipëri arritën në 350 milionë euro në vitin 2024, me një rritje prej 10% krahasuar me vitin e mëparshëm.

 

Shqipëria, treg në rritje por me sfida për përballueshmërinë

 

Raporti i Deloitte thekson se tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme është dinamik dhe me potencial të lartë investimi, por paralelisht përballet me sfida të dukshme për përballueshmërinë e banesave. Rritja e shpejtë e çmimeve e bën gjithnjë e më të vështirë aksesin në strehim për qytetarët vendas.

 

/Monitor (https://monitor.al/raporti-shqiperia-nder-vendet-me-rritjen-me-te-larte-te-cmimeve-te-apartamenteve-ne-2024/)


Më të lexuarat