Secondary Adv

Raporti i NCSI 2025: Shqipëria në vendin e 15 në botë për sigurinë kibernetike

Shqipëria ka shënuar një sukses të madh në sigurinë kibernetike, duke u renditur e 15-ta në botë me 85 pikë sipas National Cyber Security Index (NCSI).

Një rritje e jashtëzakonshme në renditjen globale

 

Në vitin 2023, Shqipëria renditej në vendin e 54-të me 62.34 pikë. Dy vite më vonë, vendi ynë ka kaluar dhjetëra shtete të mëdha, duke u shndërruar në një nga shembujt më domethënës të suksesit në sigurinë kibernetike. Ky progres e pozicionon Shqipërinë mes vendeve më të përgatitura globalisht për të përballuar kërcënimet digjitale.

 

Pikat kyçe të progresit sipas NCSI (2023 → 2025)

 

Korniza ligjore dhe institucionale – Përditësim i kuadrit ligjor, miratim aktesh nënligjore, strategji kombëtare funksionale dhe konsolidim i rolit të AKSK si autoritet qendror.

 

Ndërgjegjësimi publik dhe analiza e kërcënimeve – Arritje 100% me publikimin e raporteve dhe fushatave ndërgjegjësuese për qytetarët dhe institucionet.

 

Reagimi ndaj incidenteve – Kalim nga boshllëqe të dukshme në 2023 në përmbushje të plotë, me CIRT kombëtar, mekanizma raportimi online dhe detyrime ligjore për operatorët.

 

Menaxhimi i krizave – Progres i madh falë planit kombëtar për krizat kibernetike dhe trajnimeve praktike kombëtare e rajonale.

 

Mbrojtja e infrastrukturave kritike dhe të dhënave personale – Përmbushje 100% me detyrime ligjore, auditime dhe mbrojtje institucionale.

 

Bashkëpunimi ndërkombëtar – Shqipëria pjesëmarrëse aktive në rrjete të BE-së, OSBE-së dhe iniciativa globale, duke plotësuar të gjithë indikatorët.

 

Çfarë është National Cyber Security Index?

 

National Cyber Security Index (NCSI) është një indeks ndërkombëtar që mat nivelin e përgatitjes së shteteve për të parandaluar dhe menaxhuar incidentet kibernetike. Ai zhvillohet nga E-Governance Academy (EGA) në Estoni, një organizatë me ekspertizë të njohur globalisht në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

 

Indeksi përfshin 112 shtete dhe vlerëson mbi 40 indikatorë që lidhen me: kuadrin ligjor dhe institucional, mbrojtjen e shërbimeve kritike dhe të dhënave personale, kapacitetet e reagimit ndaj incidenteve, menaxhimin e krizave dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

 

Shqipëria, një histori suksesi në sigurinë kibernetike

 

Rezultati i vitit 2025 tregon se Shqipëria, nëpërmjet Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka ndërtuar kapacitete të qëndrueshme institucionale dhe teknike. Siguria kibernetike është shndërruar në një shtyllë kyçe të zhvillimit digjital dhe të procesit të integrimit evropian të vendit. /Shqiptarja


Më të lexuarat