Raporti per transportin ajror, Rinasi le pas aeroportet e 3 vendeve fqinje
Një raport i fundit merr në vlerësim 17 aeroportet kryesore të 17 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, sipas performancës dhe aktivitetit të tyre gjatë vitit aktual.
Aeroporti "Nënë Tereza" renditet i 11-ti ndër 17 aeroporte sa i përket volumit të pasagjerëve.Nga aeroporti i vetëm shqiptar për transportin e pasagjerëve, gjatë këtij viti janë nisur për fluturim 1.4 milionë vetë.Në krahasim me rajonin, aeroporti i Malit të Zi, ata të Maqedonisë dhe Bosnje-Hercegovinës kanë një volum më të vogël pasagjerësh se aeroporti "Nënë Tereza".
Në Poloni, ndërkohë, gjendet aeroporti më i madh vendeve në fjalë. Kur bëhet fjalë për ritmet e rritjes, ky aeroport renditet i 10-ti ndër 17 shtete, me një normë rritjeje pranë 10.4%.Ndër 17 vendet e marra në shqyrtim, vetëm aeroporti i Letonisë ka një normë rritje në territor negativ.Aeroporti i Sofjes është ai që ofron normat më të lartë të rritjes, me25.4%. 61% e fluturimeve që nisen çdo vit nga Aeroporti "Nënë Tereza" kanë për destinacion Italinë. Itinerari Shqipëri-Itali është i 13ti më i rëndësishëm në rajon.850 mijë pasagjerë nisen nga Shqipëria drejt Italisë.