Secondary Adv

Më pak reminitanca, depozitat në valutë, rritjen më të ngadaltë në gusht që nga viti 2020

Muaji gusht shënoi rritje të kursimeve në lekë dhe valutë, e ndikuar nga prurjet e emigrantëve dhe të ardhurat nga turizmi, megjithëse më e ulët se vitet e kaluara.

Kursimet në lekë

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit gusht arriti 671.7 miliardë lekë, me një rritje prej 0.91%, ose rreth 6.1 miliardë lekë më shumë se muaji i mëparshëm. Megjithatë, krahasuar me korrikun, kur depozitat u rritën me 10.5 miliardë lekë, ritmi i shtesës është ngadalësuar.

 

Me bazë vjetore (gusht 2025/gusht 2024), depozitat në lekë u rritën me 13%, ose rreth 77 miliardë lekë më shumë.

 

Kursimet në valutë

Rritja e depozitave në valutë rifilloi në korrik dhe gusht, pas ngadalësimit të qershorit. Në fund të gushtit, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.49 miliardë euro, me një shtesë prej 227 milionë eurosh, ose 2.7% më shumë se muaji i mëparshëm. Rritja u ndikua nga korporatat dhe individët.

 

Megjithatë, krahasuar me vitet e kaluara, shtesa e muajit gusht është më e ulëta që nga viti 2020, duke reflektuar një rritje më të dobët të turizmit dhe ngadalësim të prurjeve të emigrantëve. Me bazë vjetore, depozitat në valutë u rritën me 7.2%, ose 570 milionë euro më shumë.

 

Totali i kursimeve

Banka e Shqipërisë raporton se stoku total i depozitave në fund të gushtit ishte 1.44 trilionë lekë, me një rritje vjetore prej 105 miliardë lekësh, ose 7.9% më shumë. Sipas monedhave përkatëse, depozitat në lekë u rritën me 77 miliardë lekë (rreth 770 milionë euro) dhe ato në euro me 570 milionë euro, duke sjellë një total prej 1.34 miliardë euro të shtuar në sistem brenda një viti.

 

Stabilizimi i euros ka ndikuar pozitivisht, duke reduktuar efektin e rënies së kursit në tkurrjen e kursimeve valutore kur raportohen në euro. /Ballkanweb.com


Më të lexuarat