Secondary Adv

ACI Europe liston TIA mes aeroporteve të mëdha evropiane me rritjen më të shpejtë në gusht

Gushti 2025 solli një rritje të ndjeshme të trafikut ajror në Europë, sipas të dhënave të publikuara nga Airports Council International (ACI Europe).

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) shënoi një rritje prej 13.5% të pasagjerëve krahasuar me gushtin 2024, duke u renditur në mesin e aeroporteve me performancën më të mirë në kategorinë e “aeorporteve të mëdhenj”.

 

Në këtë kategori, diferencat janë të dukshme: Tel Aviv (Izrael): +38.1% (rekordi në këtë kategori); Krakova (Poloni): +19.6%. Adana (Turqi): +19.2%. Varshava (Poloni): +15.6% dhe aeroporti i Tiranës (Shqipëri): +13.5%.

 

Krahasuar me fqinjët ballkanikë, Tirana performon dukshëm më mirë se Athina (+6.8%) dhe Stambolli (+6.8%), ndërkohë që ka lënë pas tashmë Beogradin, Shkupin, Prishtinën, Zagrebin e Podgoricën, duke dëshmuar një dinamikë më të fortë në rritjen e kërkesës për udhëtime drejt dhe nga Shqipëria.

 

Krahasuar me mesataren e BE-së dhe performancën e aeroporteve kryesore të Europës Perëndimore (Frankfurt +4.1%, Paris CDG nuk përfshihet në Top 5), Tirana rezulton ndër rritjet më të shpejta.

 

Ndër aeroportet e mëdha të listuara nga ACI, hashtagu #TIA tregon rritjen më të lartë nga viti në vit krahasuar me vitin 2019 me +250%, kundrejt një mesatareje evropiane prej 5.2%.

 

Shifrat e gushtit 2025 konfirmojnë se Aeroporti i Tiranës është një histori suksesi në rritje, duke reflektuar rritjen e fuqishme të turizmit në Shqipëri, zgjerimin e linjave low-cost dhe lidhjet e reja ajrore. Me këtë performancë, Tirana jo vetëm që kapërcen fqinjët, por vendoset përkrah aeroportesh të mëdha evropiane, duke u shndërruar në një nga destinacionet ajrore më konkurruese në rajon. /ekofin.al (https://ekofin.al/keshilli-nderkombetar-i-aeroporteve-liston-tia-mes-aeroporteve-te-medha-evropiane-me-rritjen-me-te-shpejte-ne-gusht-13-5/)


Më të lexuarat