MF: Paga minimale per efekt te kontributeve pritet te behet 25,000 leke
Ndryshe nga sa ka deklaruar deri më sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për mosndryshimin e pages minimale për bizneset private, burime pranë Këshillit Kombëtar të Punës, thanë për “Monitor” se në mbledhjen e radhës, e cila pritet të zhvillohet së shpejti, do të diskutohet dhe miratohet edhe kjo rritje.
Paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore pritet të rritet me 13.7%, pra nga 22,000 lekë që është sot, në 25,000 lekë.Ndryshe nga sa ka deklaruar deri më sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj, për mosndryshimin e saj për bizneset private, burime pranë Këshillit Kombëtar të Punës, thanë për “Monitor” se në mbledhjen e radhës, e cila pritet të zhvillohet së shpejti, do të diskutohet dhe miratohet edhe kjo rritje. Më pas, vendimi i këtij Këshilli do të duhet të miratohet edhe nga qeveria për të marrë fuqi ekzekutive.
Sipas të njëjtit burim nga përfaqësuesit e kategorisë së punëdhënësve në Këshillin Kombëtar të Punës kanë propozuar që paga minimale për efekt të kontributeve shoqërore të jetë 23,000, ndërsa sindikatat në 25,000 lekë, me argumentimin se kjo do t’i japë një stimul më shumë ekonomisë. Të pyetur nga “Monitor”, Ministria e Financave nuk dha përgjigje për deklaratat kontradiktore mes Ministrisë së Financave dhe asaj të Punës. Më herët mundësinë e rritjes së saj e njoftoi në një intervistë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili tha se edhe pas kësaj rritje (pa dhënë një shifër të saktë), niveli i saj nuk do të ishte aty ku kërkohej.
Në janar të vitit 2015, paga minimale u rrit nga rreth 19,000 lekë në 22,000 lekë sikundër është në fuqi edhe sot. (Reforma e re e pensioneve solli nevojën për të pasur vetëm një pagë minimale për efekt llogaritjeje. Është përcaktuar që paga minimale për efekt të sigurimeve shoqërore, është e barabartë me pagën minimale për efekt punësimi të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave. Pra, nisur nga ky përcaktim në Shqipëri, ekziston vetëm një pagë minimale).
Natyrisht automatikisht ndryshimi do të reflektohet edhe ndaj pagës maksimale për efekt të kontributeve shoqërore që aktualisht është në rreth 97,000 lekë. Nga ky vendim pritet të preken më shumë sektori eksportues dhe i prodhimit, të cilën pagat e ulëta i kanë si avantazh konkurrues. Sipas tyre, kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e kostove. Për sipërmarrësit e sektorit të prodhimit, me rritjen e kësaj page, rrezikohet që të rriten edhe çmimet, duke qenë se shpenzimi, sipas tyre, diku do të ‘shkarkohet’Për sektorin e fasonit, rritja e kësaj page gjithashtu shihet si një veprim ‘shkatërrues’, siç e thonë dhe vetë ata, pasi rreth 60-70% të kostove të tyre e përbëjnë ato të punës.