Secondary Adv

Kalimi në tunelin e Llogorasë me pagesë, tarifat sipas kategorive të mjeteve

Përdorimi i Tunelit të Llogorasë do të jetë me pagesë, sipas udhëzimit të përbashkët të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Financave.

Nga dita e sotme, përdorimi i Tunelit të Llogorasë bëhet me pagesë, sipas udhëzimit të përbashkët nr. 4, datë 12.9.2025, të miratuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave. Dokumenti përcakton tarifat, kategoritë e automjeteve, si dhe listën e përdoruesve të përjashtuar nga pagesa.

 

Tarifimi sipas klasave të automjeteve

Sipas Shtojcës I, çmimet për përdorimin e tunelit janë:

 

Klasa I A: Motocikleta, motoçikleta me tre rrota dhe katërçikletë – 100 lekë.

 

Klasa I: Automjete me dy boshtet, lartësi ≤1.30 m, makina pasagjerësh dhe automjete të lehta shpërndarjeje – 250 lekë.

 

Klasa II: Automjete me më shumë se dy boshtet, lartësi ≤1.30 m, përfshi makinat me rimorkio ose karavan – 500 lekë.

 

Klasa III: Automjete me dy ose tre boshtet dhe lartësi >1.30 m, përfshi autobusë e kamionë me rimorkio – 1,000 lekë.

 

Klasa IV: Automjete me katër ose më shumë boshtet dhe lartësi >1.30 m, përfshi autobusë dhe kamionë me shumë rimorkio – 5,000 lekë.

 

Përjashtimet nga pagesa

Sipas Shtojcës II, nuk paguajnë tarifë automjetet e Policisë Rrugore, autoambulancat, zjarrfikëset dhe ato ushtarake (përfshi NATO); personat me status invalidi, kur përdorin automjetin vetëm për nevoja personale; automjetet e personelit të ARRSH-së dhe Entit të Operimit Rrugor kur kryejnë detyra funksionale (monitorim, koordinim, mirëmbajtje).

 

Pas 6 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, do të përcaktohen tarifat me parapagim për përdoruesit e rrugës. Udhëzimi ndalon përdorimin e Tunelit të Llogorasë nga mjetet që transportojnë mallra të rrezikshme. /ekofin.al


Më të lexuarat