Secondary Adv

Çmimi i pronave, Rama: Do të krijojmë Agjencinë Kombëtare të Planifikimit Urban dhe Strehimit

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për paketën ligjore për mbrojtjen e territorit, foli për kostot e ndërtimit, pastrimin e parave dhe çmimet e apartamenteve.

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp mbi paketën ligjore për mbrojtjen e territorit, iu përgjigj interesit të gazetarëve për çështje që lidhen me kostot e larta të ndërtimit, pastrimin e parave në këtë sektor dhe çmimet e larta të shitjes së apartamenteve.

 

Kryeministri Rama theksoi se imazhi i Tiranës është sot më pozitiv se kurrë në mediat ndërkombëtare, duke u përmendur si një qytet në zhvillim dhe me arkitekturë të admirueshme:

 

“Tirana është sot në mediat ndërkombëtare si kryeqytet në zhvillim, për t’u vizituar, me arkitekturë të admirueshme. Siç ka 95% të artikujve që flasin për këtë Tiranë ka dhe 5% që flasin për historitë e lavatriçeve. Por unë merrem me 95% të realitetit që transformon qytetin çdo ditë, jo me lavatriçe apo frigoriferë.”

 

Në lidhje me kostot në ndërtim nga masat e reja, ai i cilësoi të parëndësishme për sa kohë nuk shkelen rregullat.

 

“Mos bëj shkelje dhe nuk ke asnjë kosto. Mos shto sipërfaqe jashtë lejes dhe nuk ke pse shqetësohesh kur të vijnë të ndërtojnë. Kostot e ndërtuesve nuk më interesojnë. Më shqetësojnë kostot për qytetarët, që shpenzojnë kursimet apo marrin kredi për të blerë një shtëpi që e ëndërrojnë prej vitesh.”

 

Kryeministri njoftoi gjithashtu se qeveria është në proces të krijimit të një Agjencie Kombëtare të Planifikimit Urban dhe Strehimit, që do të fokusohet në një qasje të re ndaj strehimit social, si dhe në iniciativa për të lehtësuar blerjen e banesave nga shtresat me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

 

“Do t’i qasemi në një mënyrë të re strehimit social, duke krijuar mundësi reale për ata që sot e kanë të pamundur të blejnë një banesë në tregun e lirë.” /Monitor(https://monitor.al/rama-tirana-ne-fokus-te-zhvillimit-jo-i-lavatriceve-nisma-per-blerjen-e-apartamenteve/)


Më të lexuarat