Secondary Adv

Kujdesi alternativ në familje, gati drafti për rastet dhe si zbatohet

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një draftligj që parashikon kujdesin alternativ në familje.

Objekt i ligjit është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për kujdesin alternativ në familje për fëmijët pa kujdes prindëror ose në rrezik për të humbur këtë kujdes, si një nga format e përkujdesit alternativ ndaj fëmijëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës në Republikën e Shqipërisë.

 

Sipas ligjit janë disa rastet kur fëmijët përftojnë nga shërbimi i kujdesit alternativ në familje siç mund të jetë mungesa e prindërve apo kur njeri është i pranishëm por në pamundësi për të ushtruar përgjegjësinë prindërore, kur fëmijët janë të braktisur apo kur prindërit janë në institucione të dënimit penal. Kategoritë janë të shumta dhe përfshihen në të paktën 10 ndarje por kjo nuk përjashton raste të tjera specifike.

 

Kujdesi do të ofrohet nga familje specifike.

 

Në nenin 9 thuhet se kujdesi alternativ profesional në familje ofrohet si kujdestari e specializuar dhe nga familje të licencuara. “Kujdesi alternativ profesional në familje ofrohet si kujdestari emergjence për raste të nevojës urgjente, ose si kujdestari e specializuar për kategori të caktuara fëmijësh vulnerabël” specifikohet në pikën 2 të tij. Po kështu parashikohet edhe kujdesi vullnetar ku parasysh merren: a) familje të të afërmve të fëmijës, si gjyshi, gjyshja, motra ose vëllai i rritur, ungji, emta, nipi apo mbesa; b) përjashtimisht, nga familje të afërm të tjerë të fëmijës; c) familje që nuk kanë lidhje familjare me fëmijën.

 

Që një familje të licencohet për kujdesin alternativ.

 

“Familjet që përmbushin kriteret dhe kushtet e përcaktuara në këtë ligj për ofrimin e kujdesit alternativ profesional në familje pajisen me licencën për ofrimin e këtij shërbimi, në përputhe me legjislacionin në fuqi për lejet dhe licencat” thuhet në nenin 13. Çdo e dhënë mbi këtë përfshihet në një regjistër specifik. Lidhur me funksionimin nga identifikimi i rasteve deri tek gjetja e zgjidhjes finale përfshihen një sërë institucionesh shtetërore që duhet të raportojnë dhe marrin vendime siç janë gjykatat. /Monitor(https://monitor.al/kujdesi-alternativ-ne-familje-gati-drafti-per-rastet-dhe-si-zbatohet/)


Më të lexuarat