Secondary Adv

Rikthehet drafti për rezervat e sigurisë së naftës, tarifë shtesë që mblidhet me akcizën

Drafti që kërkon ngritjen e rezervave të sigurisë së naftës është rikthyer sërish, ku këtë të hënë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hodhi për konsultim.

Ashtu si në draftin paraardhës të pak viteve më parë sërish në thelb të kësaj mase qëndron një autoritet siç ehte Autoriteti për Rezervën e Sigurisë një person juridik publik jofitimprurës në varësi të MIE.

 

Drafti së së pari qartëson atë që do të duhet të përbëjë rezervën e sigurisë që sipas autoriteteve krijohet gradualisht dhe duhet të jetë paktën 90 ditë mesatare ditore të importeve  neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë të konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe.

 

“Mesatarja ditore e importeve neto llogaritet në bazë të ekuivalentimit në naftë bruto të importeve të produkteve energjetike hidrokarbure gjatë vitit paraardhës kalendarik. Mesatarja ditore e konsumit të brendshëm llogaritet në bazë të ekuivalentimit në naftë bruto të produkteve energjetike hidrokarbure me konsumit të brendshëm gjatë vitit paraardhës kalendarik” thuhet në draft.

 

Rezervat duhet të jenë të disponueshme dhe të kontrollueshme në çdo moment ndërkohë që objektet depozituese do të merren si shërbim tek operatorët ekonomikë të kontraktuar për mbajtjen.

 

Metodat e financimit

 

Drafti parashikon se financimi i rezervave të sigurisë së naftës nuk kufizohet në një mënyrë porn ë disa prej tyre të qartësuar në nenin 10.

 

“Fondet e dedikuara për mbulimin e shpenzimeve për krijimin, ruajtjen, mirëmbajtjen, inspektimin e rezervave të sigurisë, si dhe për aktivitetet e tjera të rregullta të autoritetit, sigurohen nga:

 

- Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës se Akcizës në përputhje me  Ligji Nr. 61/2012 date 24.05.2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” ndryshuar;

- Kredi të mundshme të marra në përputhje me legjislacionin në fuqi;

- Të ardhurat nga shitja e rezervave;

- Të ardhurat nga shitja e shërbimeve;

- Buxheti i shtetit.

- Burime të tjera.

 

Fondet e përmendura ne pikën 1 te këtij neni, paguhen në llogarinë e Autoritetit.

 

Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës per energjinë dhe atij të financave, vendos tarifat e përmendura në pikën 1/i të këtij neni. Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sipas nenit 3, përcaktohet në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivitetin e Autoritetit.

 

Fondet e papërdorura nga viti i kaluar mbarten për përdorim për vitin e ardhshëm” thuhet në draft.

 

Pagesa e tarifës

 

Në një tjetër nen drafti parashikon një tarifë që do të paguhet për rezervat. Kështu tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë, për detyruesit në bazë të pikës 2 të nenit 10, paguhet për llogari të  autoritetit. Arkëtimi i kësaj pagese behet nga Autoriteti Doganor gjatë mbledhjes së detyrimit doganor të mallrave me akcizë.

 

Ndërkohë pika dy e nenit 11 parashikon paguesit e tarifës se sigurisë janë të detyruar që brenda afatit prej 30 ditësh pas përfundimit të muajit kalendarik në të cilin paguhet pagesa e kësaj tarife, të dorëzojnë të dhënat  në lidhje me pagesën e realizuar pranë Autoritetit.

 

/Monitor (https://monitor.al/rikthehet-drafti-per-rezervat-e-sigurise-se-naftes-tarife-shtese-qe-mblidhet-me-akcizen/)


Më të lexuarat