Perfundon Unaza e Vogel, Veliaj: Cliruam nje projekt te bllokuar ne 25 vjet
Kanë përfunduar punimet e Unazës së Vogël. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Bashkia e Tiranës mbajti premtimin, duke çliruar një projekt të bllokuar ndër vite.
Veliaj: Ka qenë një projekt që ka 25 vjet që flitet nga shpronësimet, që bllokohet nga stërkëmbëshat politikë, por ky projekt është metaforë e asaj se çfarë mund të jetë Shqipëria nëse punohet dhe bashkëpunohet.Kjo është tjetër rrugë që i ka të gjitha standardet.Ishte operacion i sksesshëm edhe ai i spostimit të nënstacionit elektrik.
Me pak vullnet të mirë dhe dëshirë Tiranën mund ta çojmë në drejtimin e duhur. Mbajtëm premtimin për të çliruar këtë projekt që ishte i varur.Një patriot nuk zgjohet vetëm për festa dhe stadium.Përfundimi i Unazës së Vogël, tha Veliaj, nuk do të thotë më pak trafik. Ai i ftoi drejtuesit e automjeteve të shmangin sa të jetë e mundur qendrën e qytetit.
Veliaj: Hapja e më shumë rrugëve nuk do të thotë më pak trafik. Duhet të ndryshojë kultura, nëse nuk kemi punë në qendër të përdorim një unazë më të largët. Në qendër të përdorim sa më shumë biçikletën dhe ecni sa më shumë në këmbë.Veliaj tha gjithashtu se nga java tjetër Bashkia nis procesin e pastrimit të mbeturinave.