Secondary Adv

Riparimi i aksit rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, ARRSH: Rrugët që do bllokohen nga 13 tetori

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Vorë–Ura e Dajlanit.

Fillimi i punimeve dhe segmentet e përfshira

 

Nga data 13 tetor 2025, do të nisë zbatimi i projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit”.

 

Punimet do të shoqërohen me bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:

- Vorë–Maminas

- Maminas–Sukth

- Sukth–Fllakë

- Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit

- Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit

 

Kohëzgjatja e ndërhyrjeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve të punës dhe motit.

 

Rrugët alternative dhe trafiku

 

ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve që gjatë periudhës së punimeve të përdorin rrugën alternative Vorë–Maminas–Katër rrugët e Shijakut–Durrës, në mënyrë që të shmangin vonesat dhe bllokimet në trafik. Institucioni apelon gjithashtu për kujdes dhe respektim të sinjalistikës provizore në zonat ku po punohet.

 

Faza e dytë e projektit

 

Pas përfundimit të ndërhyrjeve në krahun Vorë–Durrës, punimet do të vijojnë edhe në krahun e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe afate kohore. Projekti synon përmirësimin e sigurisë rrugore dhe cilësisë së qarkullimit në një nga aksit më të rëndësishëm që lidh kryeqytetin me portin e Durrësit. /abcnews


Më të lexuarat