Secondary Adv

Nisi rehabilitimi i segmentit Vorë-Ura e Dajlanit, kosto totale 50.8 mln lekë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punimet për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në aksin Vorë – Ura e Dajlanit, në autostradën Tiranë – Durrës.

Punimet po zhvillohen në kuadër të projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë së këtij segmenti rrugor.

 

Që prej datës 13 tetor, është parashikuar bllokimi i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në disa segmente e përkatësisht: Vorë–Maminas, Maminas–Sukth, Sukth–Fllakë, Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit, dhe Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit. Punimet në çdo segment do të zgjasin 1 deri në 2 ditë.

 

Bllokimi i kalimit u pasua me trafik në ditën e parë të punimeve, teksa edhe më herët ARRSH u sugjeroi drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugën alternative Vorë–Maminas–Katër rrugët e Shijakut–Durrës, për të shmangur trafikun dhe vonesat.

 

Pas përfundimit të ndërhyrjeve në krahun Vorë–Durrës, punimet do të vijojnë edhe në drejtimin e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afate kohore. Ndërhyrjet në këtë aks kanë një vlerë 50.8 mln lekë, pa TVSH, teksa punimet zbatohen nga kompania Bami Holding. /Scantv


Më të lexuarat