Secondary Adv

Pensionet në Shqipëri arrijnë vetëm 8 për qind të mesatares evropiane

Analiza zbulon se diferenca sociale dhe ekonomike midis Shqipërisë dhe BE-së shtohet për shkak të ritmeve të ngadalta të rritjes së pensioneve

Shifra alarmante: 8 % e mesatares evropiane

Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare, pensioni mesatar në Shqipëri në vitin 2022 ishte vetëm 8 % e mesatares së BE-së. Kjo tregon se hendeku mes standardit shqiptar dhe atij europian në këtë aspekt vazhdon të jetë shumë i gjerë.

 

Historiku dhe kthesa pas vitit 2018

Që nga viti 2010, pensionet shqiptare ishin rreth 7.5 % të mesatares në BE. Deri në 2018, ato u rritën dhe arritën në 9.3 %. Por pas 2018-s nis një rënie: në 2019-2020 shënohet 7.7 %, dhe më pas në 2022 rikthehet në 8 %.

 

Shkaqet dhe sfidat për të ardhmen

Ekspertët identifikojnë disa pengesa kryesore: të ardhura të ulëta shtetërore për financimin e sistemit të pensioneve, informaliteti i lartë në tregun e punës dhe mungesa e mekanizmave që përditësojnë pensionet sipas kostos së jetesës. Pa reforma strukturore të qëndrueshme, diferenca me BE-në mund të thellohet.

 

Dinamika demografike: presion mbi sistemin

Popullsia mbi 60 vjeç përbën 29.2 % të totalit në janar 2025, ndërsa në vitin 2011 ishte vetëm 15.4 %. Një e treta e skemës së sigurimeve do të ngarkohet nga një pjesë gjithnjë e madhe e pensionistëve, ndërkohë që popullsia totale është ulur me rreth 15 % në periudhën 2011-2023.

 

Burimi: Monitor


Më të lexuarat