Secondary Adv

Bode: Qytetaret, te ekspozuar ndaj rritjes se taksave dhe cmimeve

Duke reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit për paketën fiskale, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode ka theksuar se e vetmja gjë që ka bërë kjo qeveri ka qenë asfiksimi i qytetarëve me taksat e rritura.

 

“Shqiptarëve iu morën 400 milionë dollarë më shumë me faturat e energjisë, me burg e më policë. Kjo është ulja që premtuat në fushatë? Nuk e bëtë naftën pa akcizë për peshkatarët dhe fermerët, sikurse premtuat. Për më tepër, taksën e qarkullimit ia shtuat me 240 lekë të tjera për litër duke e bërë naftën për peshkimin dhe bujqësinë më të shtrenjtën në rajon”, ka thënë Bode.

 

Sipas tij, “në këto 3 vite e gjysmë shqiptarët kanë paguar 2 miliardë dollarë taksa më shumë, ndërkohë që i gjithë prodhimi i brendshëm bruto është 2.45 mld dollarë”.“Ju keni shterrur gjithë prodhimin e brendshëm bruto të vendit”, ka thënë Bode. Ai ka theksuar se, edhe rritja e pensioneve që pretendon kryeministri Rama është një farsë. “Harroni që pjesën dërrmuese të pensionistëve i keni lënë të ekspozuar ndaj rritjes së çmimeve dhe taksave”, ka vijuar Bode.

 

Sa për ish-pronarët, ai ka akuzuar Ramën se, në këto 4 vjet ka dhënë më pak dëmshpërblime se qeveria e kaluar. “U keni dhënë vetëm atyre që janë gjallë, trashëgimtarët e atyre që kanë vdekur nuk kanë marrë gjë. Pavarësisht kësaj, 80 për qind e përfituesve kanë marrë vetëm 2 këste”, ka thënë Bode.Duke vazhduar me akuzat ndaj kreut të ekzekutivit, Bode ka shtuar se, niveli i papunësisë është më i lartë që nga momenti kur kjo qeveri erdhi në pushtet. “Zoti kryeministër, ku janë 300 vendet e reja të punës që premtove? Jo vetëm që nuk i krijove por i ule vendet e punës”, ka thënë Bode.


Më të lexuarat