Secondary Adv

Kërcënimet nga Rusia, BE instalon sistemin anti-dron të plotë, funksional deri në fund të 2027

Plani evropian i mbrojtjes vjen mes frikës së rritjes nga Rusia dhe pasigurive mbi angazhimin afatgjatë të SHBA-së ndaj sigurisë në Evropë.

Plani evropian i mbrojtjes vjen mes frikës në rritje të evropianëve se Rusia do të vazhdojë agresionin e saj drejt perëndimit pasi të mbarojë lufta në Ukrainë, si dhe paqartësisë së vazhdueshme mbi angazhimin afatgjatë të Trump ndaj sigurisë evropiane.

 

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka lajmëruar vënien në punë të një sistem i ri kundër dronëve i cili do të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit 2027, si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar mbrojtjen kundër Rusisë dhe për t’u përgatitur plotësisht për një konflikt të mundshëm deri në vitin 2030.

 

"Dronët tashmë po e ripërcaktojnë luftën. Të kesh mbrojtje nga dronë nuk është më opsionale për askënd", tha Kallas, duke iu referuar luftës së vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe frikës se Moska mund të sulmojë BE-në.

 

Disa vende të BE-së janë përballur me ndërhyrje ruse në hapësirën e tyre ajrore dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar shteteve evropiane të bëjnë më shumë për të mbrojtur veten.

 

Plani evropian i mbrojtjes vjen mes frikës në rritje të evropianëve se Rusia do të vazhdojë agresionin e saj drejt perëndimit pasi të mbarojë lufta në Ukrainë, si dhe paqartësisë së vazhdueshme mbi angazhimin afatgjatë të Trump ndaj sigurisë evropiane.

 

"Rreziku nuk do të zhduket as kur të mbarojë lufta në Ukrainë. Është e qartë se duhet të forcojmë mbrojtjen tonë kundër Rusisë", u tha Kallas gazetarëve në Bruksel ditën e djeshme.

 

Pas një telefonate të zhvilluar ditën e djeshme mes Putin dhe Trump, ky i fundit ka lënë të kuptohet se nëse presidenti rus nuk ndërmerr veprime për t'i dhënë fund luftës, SHBA-të mund t'i dërgojnë Ukrainës raketa Tomahaëk me rreze të gjatë veprimi, një veprim i mundshëm i përshkruar tashmë si përshkallëzim nga Kremlini. Nga ana tjetër, Putini ka mohuar vazhdimisht se Moska ka ndonjë plan agresiv ndaj BE-së.

 

Shumë vende të BE-së janë gjithashtu anëtare të NATO-s dhe shefi i aleancës, Mark Rutte, tha se ata po punonin së bashku për të mbrojtur shtetet anëtare në krahun lindor nga kërcënimi ajror. BE-ja theksoi se projektet e saj kryesore do të zhvillohen në bashkëpunim të ngushtë me NATO-n.

 

Në javët e fundit, tensionet janë përshkallëzuar midis BE-së dhe Rusisë, pasi Polonia dhe Rumania, të dyja anëtare të NATO-s, thanë se dronët rusë kishin shkelur hapësirën e tyre ajrore. Dhe Estonia, një tjetër anëtare e NATO-s, në shtator kërkoi konsultime urgjente me anëtarët e tjerë të aleancës pasi tha se avionët luftarakë rusë kishin shkelur hapësirën e saj ajrore dhe qëndruan atje për 12 minuta.

 

Rusia, e cila nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, tha se aeroplanët e saj ishin në një “fluturim të planifikuar... në përputhje të rreptë me rregulloret ndërkombëtare të hapësirës ajrore dhe nuk shkelën kufijtë e shteteve të tjera”.

 

Një numër politikanësh dhe ekspertësh ushtarakë evropianë kanë thënë se qëllimi i Rusisë është të testojë aftësitë e NATO-s dhe të përpiqet të mbjellë përçarje brenda aleancës. Disa anëtarë të NATO-s reaguan ndaj ndërhyrjeve të raportuara ruse duke dërguar trupa, artileri dhe sisteme mbrojtëse ajrore për të siguruar krahun lindor të aleancës./Shqiptarja.com


Më të lexuarat