Secondary Adv

Balluku: Raporti i prodhimit të brendshëm, 90 për qind hidro dhe 10 për qind fotovoltaike

Shqipëria siguron tashmë 10% të energjisë nga burimet diellore, ndërsa 90% mbetet nga hidrocentralet, sipas ministres Belinda Balluku në takimin e Nivelit të Lartë për Energjinë në Bukuresht.

Shqipëria, shembull i diversifikimit në rajon

Gjatë fjalës së saj në takimin e ministrave të Energjisë së Europës Qendrore dhe Juglindore, të drejtuar nga Komisioneri Europian për Energjinë Dan Jørgensen, Balluku theksoi se vendi ka arritur një arritje të rëndësishme në kuadër të strategjisë kombëtare të diversifikimit të energjisë. “Për herë të parë raporti 8-mujor i vitit 2025 tregon se 10% e prodhimit kombëtar vjen nga energjia diellore, duke e çuar raportin total në 90% hidro dhe 10% fotovoltaikë,” u shpreh ajo.

 

Fokus në sigurinë energjetike dhe përgatitjet për dimrin

Takimi në Bukuresht u përqendrua në përgatitjet për dimrin 2025–2026 dhe në forcimin e sigurisë energjetike në kushtet e pasigurisë gjeopolitike dhe ndikimit të tregjeve të gazit rus. Balluku theksoi se bashkëpunimi rajonal mbetet një element kyç për stabilitetin energjetik të Europës Juglindore.

 

Bashkëpunim i ri rajonal: Boshti energjetik Shqipëri–Rumani–Itali

Balluku zhvilloi një takim dypalësh me ministrin rumun të Energjisë, ku u diskutua krijimi i një “boshti energjetik” që do të përfshijë Shqipërinë, Rumaninë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe Italinë. Sipas saj, ky plan synon ndërtimin e një rrjeti bashkëpunimi për shkëmbimin e energjisë dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta për burime të rinovueshme dhe siguri furnizimi.

 

“Bashkëpunimi rajonal ka dëshmuar se është baza e suksesit për garantimin e një Europe energjetikisht të qëndrueshme,” shtoi ministrja.

 

Burimi: Scantv


Më të lexuarat