Secondary Adv

Rama: Nga janari 2026 rritje mujore e pensioneve, ja sa do ndryshojë për secilën kategori

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga janari 2026 do të nisë një skemë e re e rritjes mujore të pensioneve, përveç indeksimit vjetor, që do të përfshijë të gjitha kategoritë e përfituesve.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, Rama deklaroi se rritja do të jetë e përmuajshme dhe progresive, duke e çuar gradualisht pensionin mesatar në nivelet e premtuara gjatë fushatës së qershorit. Ai theksoi se tashmë, falë qëndrueshmërisë ekonomike të vendit, është e mundur të zbatohet një politikë e qëndrueshme rritjeje për pensionistët.

 

Rritja mujore e pensioneve sipas kategorive

Kryeminsitri Rama tha se pensioni urban me vite të plota puna do të rritet 1,800 lekë.

Pensioni urban i pjesshëm do të rritet 800 lekë.

Pensioni rural do të rritet 1,000 lekë.

Pensioni familjar do të rritet 700 lekë.

Pensioni i invaliditetit do të rritet 600 lekë.

 

Rama nënvizoi se nga viti 2027 këto shifra do të dyfishohen, në 2028 do të trefishohen dhe në 2029 do të katërfishohen, për të përmbushur objektivin e vendosur për fundin e mandatit qeverisës.

 

Në fund të periudhës katërvjeçare:

-Pensioni mesatar urban pritet të arrijë në 40 mijë lekë nga 27,350 lekë aktualisht.

-Pensioni urban i pjesshëm do të shkojë në 22 mijë lekë nga 15,850 lekë,

-Pensioni rural në 18 mijë lekë nga 15,100 lekë.

-Pensioni familjar do të arrijë 18 mijë lekë nga 11,400, 

-Pensioni i invaliditetit 30 mijë lekë nga 20 mijë lekë që është aktualisht.

 

“Ky mandat do të jetë i rritjes së përvitshme të pensioneve. Pensionistët do të marrin bonusin e fundvitit këtë dhjetor dhe nga janari do të përfitojnë rritje mujore përmbi indeksimin e përvitshëm,” deklaroi Rama.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat