Secondary Adv

Çmimet në Shqipëri 89 për qind më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Një studim i ekonomistit Ilir Ciko tregon se çmimet e produkteve në Shqipëri janë mesatarisht 89% më të larta se në Bashkimin Evropian, për shkak të konkurrencës së dobët në treg.

Krahasimi i çmimeve zbulon deformime të tregut

Studimi i ri prezanton Indeksin e Konkurrencës së Tregut (Market Competition Index – MCI), që mat realisht nivelin e konkurrencës në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes analizës së çmimeve të produkteve identike të shitura nga e njëjta kompani ndërkombëtare në BE dhe në rajon. Rezultatet tregojnë se Shqipëria ka çmimet më të larta, me 89% mbi mesataren e tregut bazë evropian, ndërsa pas saj renditen Mali i Zi me 60% dhe Maqedonia e Veriut me 46%.

 

Mungesa e konkurrencës, arsye kryesore e çmimeve të larta

Sipas analizës, diferencat nuk lidhen me kostot lokale, por me mungesën e konkurrencës reale. Tregjet e Ballkanit karakterizohen nga fuqi e ulët negociuese e konsumatorëve, hyrje të kufizuara të aktorëve të rinj dhe dominim i kompanive shumëkombëshe që shpesh përcaktojnë çmime të larta. Kjo gjendje dëmton konsumatorët, rrit pabarazitë dhe ul investimet në inovacion, duke ndikuar edhe në emigracion për shkak të kostove të larta të jetesës.

 

Metodologjia e studimit

Të dhënat janë mbledhur nga faqet zyrtare të kompanisë në prill 2025 për 100 produkte nga 10 kategori mallrash, në tetë vende të rajonit. Të gjitha çmimet u konvertuan në euro dhe u korrigjuan për ndryshimet e TVSH-së për të siguruar krahasim të drejtë. Pas analizës, u llogarit devijimi mesatar i çmimeve për çdo vend nga niveli bazë i BE-së, duke rezultuar në një rritje mesatare prej 47% në rajon dhe pothuajse dyfishim në Shqipëri.

 

Dallimet në rajon

Kosova regjistroi një mesatare 37% më të lartë se BE, Bosnja dhe Hercegovina 25%, ndërsa Serbia vetëm 23%. Shqipëria rezultoi vendi më pak konkurrues, me tregje të mbyllura dhe çmime që në disa raste arrijnë trefishin e atyre në vendin e origjinës së produktit në BE.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat