Secondary Adv

ALUMIL mahnit me projekte të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar

 

Inovacioni i ALUMIL nuk njeh kufi. Me portofolin e tij të larmishëm të produkteve, kompania ndërkombëtare greke spikat në nivel global, duke ofruar zgjidhje të nivelit të lartë që impresionojnë me inovacionin, dizajnin modern dhe estetikën bashkëkohore. Sistemet e çertifikuara në nivel ndërkombëtar të ALUMIL po lënë qartë gjurmën e tyre në projekte në mbarë botën që shërbejnë si pika referimi globale.


ALUMIL është një nga lojtarët më të spikatur në tregjet ndërkombëtare, duke ofruar produkte me cilësi të lartë që janë ndër zgjedhjet e para të komunitetit global të ndërtimit. Një shembull i shkëlqyer i pranisë së saj të dalluar ndërkombëtare është pjesëmarrja në projekte të rëndësishme në Mbretërinë e Bashkuar, një treg kërkues dhe shumë i zhvilluar.

 


Woodberry Down: Një rezidencë banimi në Londër

Sistemet e ALUMIL u instaluan në Woodberry Down, një ndërtesë që mbulon një sipërfaqe 64 hektarë në Londër, me mbi 5,500 rezidenca moderne të integruara në harmoni me dy liqene artificiale dhe parkun e njohur Finsbury.

 

Sistemi me hapje, me performancë të lartë, SMARTIA S77, i çertifikuar për ndërtesa pasive dhe që ofron kursime të konsiderueshme energjie përmes vetive të tij të izolimit termik- së bashku me siguri të përmirësuar dhe reduktim të zhurmës- ishte zgjidhja ideale për nevojat e izolimit termik të Woodberry Down.

 

Projekti ofron një “strehë” të qetë brenda peisazhit të zhurmshëm urban dhe synon të krijojë një komunitet të qendrueshëm dhe aktiv që nga themeli. Vendndodhja strategjike (Zona 2) siguron që banorët të jenë vetëm një hap larg nga qendra e Londrës.

 


Eight Gardens: Një kompleks banimi modern në Watford

Me dy nga sistemet e saj më të mira të izoluara termikisht, SUPREME S700 dhe SMARTIA S77, ALUMIL po kontribuon në kompleksin rezidencial Eight Gardens në Watford. Këto sisteme përmirësojnë identitetin estetik dhe performancën e projektit, duke rritur cilësinë e jetës së përditshme të banorëve të tij.


Stili i jetesës në Eight Gardens përfshin shtëpi moderne me një, dy dhe tre dhoma gjumi që ofrojnë një jetë me cilësi të lartë. Ai përfshin gjithashtu një shkollë fillore dhe një kopësht, një shesh publik të gjallë dhe një hapësirë tregtare aty pranë me shumë kafene dhe dyqane. Projekti ndodhet në një zonë të Mbretërisë së Bashkuar që ndërthur natyrën me jetesën urbane moderne.

 


Prani globale me fokus strategjik

Tregu britanik është një objektiv strategjik për ALUMIL. Si rezultat, janë bërë investime të rëndësishme për çertifikimin e sistemeve të saj sipas nevojave të tregut lokal, lidhjen e marrëveshjeve me institute britanike të çertifikimit dhe zgjerimin e pranisë së saj si në sektorin e shitjeve dhe rinovimeve, ashtu edhe në projekte të mëdha. ALUMIL bashkëpunon me disa nga zhvilluesit më të njohur të pasurive të paluajtshme në Mbretërinë e Bashkuar, si Berkeley Homes dhe S. George.


Zbuloni projektet e ALUMIL këtu


Më të lexuarat