BERZH: Ja prioritetet e ekonomise shqiptare ne 2017-n
Në raportin e tranzicionit 2016-2017 ( Mundësi të barabarta në një botë të pabarabartë), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka bërë një renditje të prioriteteve kyçe që duhet të ketë qeveria për zhvillimin e qendrueshëm të ekonomisë shqiptare për vitin 2017.
BERZH ka renditur tre, si prioritete kyçe, duke e vënë thelsin kryesisht te stabiliteti ekonomik që duhet të ruhmen me përmbylljen e marrëveshjes me FMN-në: Prioritetet e 2017-ësStabiliteti makroekonomik duhet të ruhet me përfundimin e programit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Programi aktual “FMN Extended Fund Facility” i cili përfundon në fillim të 2017 ka qenë një ‘spirancë’ e rëndësishme për të përmirësuar performancën makroekonomike dhe fiskale të viteve të fundit. Përfitimet e realizuara brenda këtij programi duhet të ruhen me kujdes.
Të vazhdohet me reformën kundër informalitetit. Hapat e para të fushatës dhanë ndikim pozitiv duke ritur numrin e kompani të reja të regjistruara, por nevojiten përpjekje të mëtejshme për të krijuar një mjedis të barabartë për bizneset e ligjshme.Të rritet qasja komerciale në sektorin e energjisë. Kjo është e nevojshme për qëndrueshmërinë afatgjatë. Hapat për të reformuar kompanitë e shtetërore e energjisë KESH dhe OSHEE janë inkurajuese, por rruga përpara është sfiduese. Përmirësimet në qeverisjen e korporatave dhe efikasitetit operacional do të jetë thelbësore për respektimin e rregullave të Bashkimit EUropian në sektorin e energjisë.