Secondary Adv

Kullat pushtojnë vendin, valë lejesh për ndërtesa të larta në Tiranë dhe bregdet

Valë ndërtimesh të larta po përfshin Tiranën dhe bregdetin, duke shënuar një fazë të re të urbanizimit në vend.

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar një sërë lejesh ndërtimi për kulla që arrijnë deri në 67 kate në Tiranë dhe mbi 20 kate në qytetet bregdetare, duke theksuar intensifikimin e projekteve shumëkatëshe në territor.

 

Tirana mbetet epiqendra e ndërtimeve më të mëdha. Projekti më i spikatur është një kompleks kullash nga 33 deri në 67 kate në zonën e Bulevardit të ri, ku parashikohet ndërtimi i të paktën gjashtë kullave. Po ashtu, dy ndërtime të tjera mbi 30 kate janë planifikuar në zonën e “Ali Demi”.

 

Kullat zbresin në bregdet

Pas përqendrimit në kryeqytet, vala e kullave po shtrihet edhe në qytetet bregdetare. Vlora është bërë tashmë pjesë e kësaj tendence, me disa projekte të reja që mbartin në emërtim fjalën “Tower”. Ndërkohë, në zonën e Qerretit, e njohur për komplekset turistike, janë miratuar disa ndërtime shumëkatëshe me funksion hotelerie.

 

Një e njëjta prirje po vërehet edhe në pjesën veriore të vendit. Në Shkodër dhe Lezhë, disa projekte të reja parashikojnë ndërtimin e objekteve shumëkatëshe në zonat pranë bregdetit, duke ndryshuar profilin urban të këtyre qyteteve.

 

Tendencë kombëtare e ndërtimit vertikal

Tre mbledhjet e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të mbajtura më 16 korrik, 23 korrik dhe 29 shtator, kanë miratuar një numër të konsiderueshëm lejesh për ndërtime shumëkatëshe, duke treguar se ndërtimi vertikal po kthehet në një prirje të qëndrueshme në zhvillimin urban të vendit.

 

Ekspertët e urbanistikës paralajmërojnë se ky zhvillim kërkon rregulla të qarta dhe planifikim afatgjatë për të shmangur mbingarkesën infrastrukturore, veçanërisht në zonat turistike dhe ato me densitet të lartë popullsie.

 

Lejet

- Leje Ndërtimi për objektin: “Glob 3 Towers”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x Group” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi mi për objektin: “Hoteleri dhe banim me 24 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Modeste” sh.p.k

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Vlora Beach Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Materia Cons 01” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 2-25 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Viktor Eftimiu”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Trust Construction” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 4, 5, 7, 9, 11, 14, 17, 21, 25 kate mbi tokë me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kedinvest” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Narea Hotel dhe Aparthotel” Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelerie prej 16 katesh mbi tokë dhe 3 katesh nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “I-Love-Vlore Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stroytech” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale “One Boulevard Toëer”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë shërbimesh dhe banimi me 2, 34 dhe 36 mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Ali Demi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “El & El Construction” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Rezidenciale dhe shërbime tregtare me 22 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Gjergj Legisi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidence Turistike dhe Hotel 16 – 26 kate mbi tokë dhe 8 kate nëntokë”, me vendndodhje Mal Shengjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.T. Konstruksion” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Gjirafa”, Strukturë banimi dhe hoteleri me 29 kate mbi tokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alessio Konstruksion”

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Pines for Qerret Hotel & Apart Hotel”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambienteve të reja me funksion hotelier, aparthotel dhe rezidencial prej 7, 10, 11, 14, 18 kates mbi tokë me 2 kates nëntokë, me vendndodhje në Qerret, Bashkia Kavajë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Brillant” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt hoteleri, banim dhe shërbime 1 dhe 24 kat mbitokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Pulaj-Plazh, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Sistem” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi, shërbimesh dhe hoteleri 1, 2, 3, 33, 34, 59, 60, 62 dhe 67 kate mbi tokë, me 6 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Bulevardi i Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klar” sh.p.k.

 

- Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh, 22 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendodhje në Rrugën “5 Maji”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Constructal” sh.p.k dhe “Nova Construction Group” sh.p.k.

 

Burimi: Monitor


Më të lexuarat