Secondary Adv

Rritja e pagës minimale, 1 miliardë lekë fond për subvencionimin e bizneseve

Qeveria vendos rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë, duke parashikuar një fond prej 1 miliard lekësh për të subvencionuar bizneset.

Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi se nga 1 janari 2026 paga minimale do të jetë 50 mijë lekë, duke ndikuar mbi 307 mijë punonjës në sektorin publik dhe privat. Për të lehtësuar ndikimin financiar, qeveria do të mbështesë bizneset me një fond prej 1 miliard lekësh.

 

Sipas Malajt, subvencionimi do të zbatohet për 9 muajt e parë të vitit 2026 dhe do të kompensojë kostot shtesë që lindin nga rritja e pagës minimale për kontributet e sigurimeve shoqërore të punonjësve privatë.

 

Mbështetje për bizneset private

“Pjesa e kontributit të sigurimeve shoqërore do të kompensohet nga shteti dhe shuma e parashikuar është 1 miliard lekë. Do të kompensohet ndërmarrjeve ose punonjësve privatë për 9 muajt e parë të 2026-ës”, deklaroi ministri i Financave Petrit Malaj.

 

Rritja e pagës minimale pritet të përmirësojë standardin e jetesës për qindra mijëra punonjës dhe të ndikojë në formalizimin e tregut të punës, ndërsa masa e subvencionimit synon të shmangë ndikimin negativ në kostot e bizneseve të vogla dhe të mesme.

 

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat