Fotovoltaikët, KKTU miratoi 13 leje të reja për projekte me kapacitet mbi 300 MW
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka miratuar lejet për 13 projekte të reja fotovoltaike me kapacitet të instaluar mbi 300 MW.

Në mbledhjen e datës 29 shtator, KKTU dha miratimin për një total prej 302 MW kapacitet të ri të instaluar nga impiante fotovoltaikë të pavarur, të cilët do të operojnë në tregun e lirë pa mbështetje financiare nga qeveria.
Projekti më i madh parashikohet në zonën e Kolonjës me një fuqi prej 62 MW, i zhvilluar nga kompania “Fortis”, ndërsa një tjetër me kapacitet 30 MW do të ndërtohet në Fier. Përveç tyre, disa kompani si “Erseka Solar” po zgjerohen me lote të reja të projekteve ekzistuese që tashmë janë në prodhim.
Rritje e kapacitetit të energjisë diellore
Projekti i 13 impianteve të miratuara përfshin kapacitete të ndryshme, nga instalime të vogla deri te ato të mesme dhe të mëdha. Një pjesë e këtyre impianteve me kapacitet rreth 2 MW përfitojnë çmim të rregulluar nga Enti Rregullator i Energjisë dhe e shesin prodhimin e tyre tek shteti, ndërsa pjesa tjetër do të operojë si prodhues të pavarur në tregun liberal.
Këto zhvillime pritet të shtojnë ndjeshëm furnizimin me energji diellore dhe të përshpejtojnë diversifikimin e burimeve energjetike, një objektiv strategjik për Shqipërinë në vitet e ardhshme. Aktualisht, impianti më i madh në prodhim është ai i Karavastasë me kapacitet 140 MW, i cili përbën një nga projektet më të rëndësishme të energjisë së rinovueshme në vend.
Objektivat afatmesëm për diversifikim
Edhe pse pesha e energjisë diellore në totalin e prodhimit kombëtar mbetet ende e ulët, ritmi i miratimit dhe zbatimit të projekteve të reja tregon një trend të qëndrueshëm zgjerimi. Në një periudhë afatmesme, këto investime pritet të krijojnë një ekuilibër më të qëndrueshëm midis burimeve ujore dhe atyre diellore, duke reduktuar varësinë nga kushtet klimatike dhe rritur sigurinë energjetike.
Më poshtë projektet
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 29.13 MË, Bashkia Gramsh, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glow Solar” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 15.2 MW, Bashkia Gramsh, me subjekt zhvillues shoqërinë “Voltz Solar” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 42.315 MW dhe veprat ndihmëse LOT 1, Bashkia Ersekë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erseka solar park 3 Lot 1” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me fuqi 21.21 MW dhe veprat ndihmëse LOT 2, Bashkia Ersekë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erseka solar park 3 Lot 2” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet të instaluar 2 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Porto Palermo, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Sea solar energy” sh.p.k.
- Leje Ndertimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 40 MW, me vendndodhje në Bashkinë Bulqizë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjorica Solar Park” shp.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse me fuqi 25 MW”, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Power Energy” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 2 MW, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan, me subjekt zhvillues shoqërinë “G.A.C” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 10 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gemtech Solar Park” sh.p.k
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 2 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dion Energji” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 62 MW, me vendndodhje në Bashkinë Kolonjë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fortis Energy & Construction” sh.p.k.
- Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 30 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “EZ-5 Solar Park 2” sh.p.k.
- Leje Zhvillimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, veprave ndihmëse me fuqi 21 MW, me vendndodhje në Bashkinë Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Prosol Solar” sh.p.k.
Burimi: Monitor
Më të lexuarat






