Secondary Adv

Shqipëria kryeson Europën për rritjen e fluturimeve, 173 për qind më shumë se para pandemisë

Eurostat: Rritje 173% e fluturimeve komerciale krahasuar me periudhën para pandemisë, më e larta në kontinent.

Fluturimet komerciale, një tregues kyç për ecurinë e turizmit dhe lëvizjen e popullsisë, kanë njohur rritje të ndjeshme në Shqipëri. Sipas Agjencisë Evropiane të Statistikave (Eurostat), gjatë tetorit 2025 vendi regjistroi një rritje prej 173% të fluturimeve krahasuar me tetorin e periudhës para pandemisë, duke e renditur Shqipërinë të parën në rajon dhe në gjithë Evropën për ritmin e rritjes.

 

Rritje e qëndrueshme përgjatë gjithë vitit 2025

Në periudhën dhjetëmujore, Shqipëria vijon të mbajë kryesimin për rritjen e fluturimeve komerciale. Për çdo muaj të vitit 2025 është regjistruar rritje e vazhdueshme, madje edhe krahasuar me vitin 2024. Mesatarisht, gjatë dhjetë muajve të parë, fluturimet janë rritur me 155.7%, duke arritur kulmin në tetor, kur trafiku ajror shënoi rekord të ri historik.

 

Krahasimi rajonal dhe evropian

Pas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovina renditet e dyta në rajon me rritje 55.6%, ndjekur nga Serbia me 35.6%, Maqedonia e Veriut me 29% dhe Mali i Zi me 20.8%. Në nivel evropian, pas Shqipërisë vijnë Islanda dhe Bosnjë-Hercegovina, ndërsa rritje pozitive raportuan edhe Sllovenia e Polonia. Në të kundërt, disa vende veriore si Suedia (-27%), Letonia (-27%) dhe Finlanda (-22.5%) kanë shënuar ulje të ndjeshme të fluturimeve komerciale, ndërsa Norvegjia dhe Gjermania mbeten ende nën nivelet para pandemisë.

 

Burimi: Scan


Më të lexuarat