Secondary Adv

Nga janari paga minimale 500 euro, Rama: Deri në fund të mandatit do të arrijë në 700 euro

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga 1 janari 2026 paga minimale në Shqipëri do të jetë 500 euro, ndërsa deri në fund të mandatit synohet që ajo të arrijë në 700 euro.

Paga minimale e unifikuar për sektorin publik dhe privat

Gjatë një takimi me qytetarët, Rama tha se paga minimale prej 500 eurosh do të zbatohet njësoj për sektorin publik, privat dhe çdo kompani apo biznes në vend. Ai sqaroi se për 9 muajt e parë të vitit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit me paga nën këtë nivel do të mbulohen nga qeveria, për të lehtësuar kalimin tek skema e re.

 

“Nga 1 janari 2026 paga minimale në çdo kompani, institucion apo dyqan do të jetë 500 euro. Qeveria do të mbulojë sigurimet për ata që aktualisht paguhen më pak, në mënyrë që punëdhënësit të kenë kohë të përshtaten,” tha Rama, duke theksuar se kjo masë është pjesë e një reforme më të gjerë për rritjen e pagave.

 

Synimi: 700 euro deri në fund të mandatit

Kryeministri paralajmëroi se rritja do të jetë graduale, por e qëndrueshme, me objektivin që paga minimale të arrijë 700 euro deri në fund të mandatit. Ai theksoi se qeveria është e vendosur të mbrojë punonjësit nga abuzimet e punëdhënësve dhe u bëri thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e shkeljeve.

 

“Ka punëdhënës që hyjnë në hak ndaj atyre që punojnë për ta. Zgjidhja është e qartë: ose denoncoje, ose mos e prano. Denonco te Tatimet, Ministria e Financave ose deputeti i zonës. Ai që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm,” u shpreh Rama.

 

Rritje pagash për sektorët publikë

Përtej pagës minimale, Rama paralajmëroi edhe rritje të përgjithshme pagash për punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe policisë. Ai theksoi se do të zgjidhet edhe çështja e vjetërsisë në punë, që do të sjellë një shtesë prej 50 eurosh në muaj për shumë kategori punonjësish.

 

Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat