Secondary Adv

MT: Ne 2017-n nuk ka koncensione rruget e tjera

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka prezantuar buxhetin e Ministrisë për vitin 2017, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat. Ai tha se ky buxhet është në rritje krahasuar me atë të vitit të kaluar, por nuk i përmbush nevojat që ka infrastruktura e vendit.


Me buxhetin e vitit 2017, Ministri Dervishaj tha se synohet përmirësimi i disa sektorëve duke filluar me transportin rrugor, ujësjellës kanalizimet dhe hekurudhat.Duke u ndalur te akset kombëtare rrugore, Ministri Dervishaj tha se synohet përfundimi i disa projekteve që kanë kohë që kanë filluar, si rruga Tiranë-Elbasan, Unaza e Madhe Tiranës një pjesë, Bypassi i Fierit etj.


Në lidhje me Rrugën e Arbrit, Dervishaj theksoi se ka ardhur një ofertë e pranueshme në terma financiar nga një kompani shqiptare për ta ndërtuar me koncesion, por jemi ende në fazën fillestare të procesit.Për segmentin e rëndësishëm rrugor Milot- Morinë, Dervishaj tha se ministria është në përfundim të negocimit të konkratës me firmën që e ka fituar konçesionin e mirëmbajtjes. Kontratë që parashikon jo vetëm mirëmbajtjen, por edhe përfundimin e gjithë aksit rrugor dhe veprat e papërfunduara. Ministri sqaroi edhe situatën me bypassin e Fierit, duke thënë se aktualisht është duke u punuar me ritme të kënaqshme, dhe para verës 2017, synohet përfundimi i korsisë kryesore.


Dervishaj tha se për vitin 2017, nuk është parashikuar vendosja e pagesës për asnjë aks rrugor.
Ministri theksoi se për vitin 2017, vëmendje ka marrë përmirësimi i sinjalistikës rrugore, ku fillon implementimi i një projekti me Bankën Botërore, me vlerë 150 milion USD i shtrirë në një përiudhë 5 vjeçare.Interesimit të deputetëve për reformën e Ujit dhe sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve, Ministri Dervishaj iu përgjigj duke thënë se në 2017, do të përfundojnë disa vepra të rëndësishme. Ndërkohë reforma e Ujit, do të vijojë më fazën e dytë, që parashikon inventarizimin e aseteve dhe dorëzimin te bashkitë, dhe nënshkrimin e kontratave të performancës.


Ministri Sokol Dervishaj u ndal edhe te transporti hekurudhor, duke theksuar se viti 2017 do të sjellë ndryshime rrënjesore, ku pritet të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës.Sa i përket projektit të Portit të Karpenit, ministri Dervishaj tha se ky është vetëm një projekt ide e se nuk ka asgjë konkrete, por do të ishte i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit.


Më të lexuarat