Secondary Adv

Gjykata e Posaçme vendos pezullim detyre për zv.kryeministren Belinda Balluku

GJKKO vendos pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit për zv.kryeministren Belinda Balluku.

Vendimi është marrë një ditë më parë nga gjyqtari Erion Çela, i cili ka caktuar masën e pezullimit të ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zv.Kryeministre dhe ministre për Belinda Ballukun, si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit, ndërsa burime për Report Tv bëjnë me dije se masa sigurie janë caktuar edhe për dy zyrtarë të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk dihen, pas marrjes së saj të pandehur në kuadër të hetimit për Tunelin e Llogarasë dhe akuzave për shkelje me tenderin me vlerë 190 milionë euro.

 

Vendimi i GJKKO dhe hetimet e SPAK

Pasi u mor e pandehur për procedurat e tenderimit të projektit të Tunelit të Llogarasë, pjesë e segmentit Orikum–Himarë të autostradës Vlorë–Sarandë, GJKKO vendosi dy masa sigurie ndaj Ballukut, ndërsa hetimi i SPAK lidhet me tenderin e hapur më 11 dhjetor 2020 dhe të mbyllur më 12 shkurt 2021, i cili më 19 prill 2021 u shpall i anuluar në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik pasi asnjë ofertë nuk ishte e suksesshme, ndonëse u paraqitën gjashtë oferta ku më e ulëta ishte ajo e shoqërisë “Gjoka Konstruksion” sh.a. me vlerë rreth 140 milionë euro.

 

Rihapja e garës dhe dyshimet për ndërhyrje

E njëjta procedurë u rihap më 22 qershor 2021 me një fond limit prej afro 190 milionë euro pa TVSH dhe u mbyll më 28 korrik 2021, ku u paraqitën pesë oferta dhe fitues u shpall grupi i kompanive turke Intecar dhe Asl me ofertë 170 milionë euro plus TVSH, ndërsa SPAK dyshon se Belinda Balluku dhe Gjyli kanë kryer veprime që mund të kenë ndikuar në mënyrë të padrejtë në procesin e prokurimit, pasi tenderi u anulua kur oferta më e ulët ishte 140 milionë euro dhe më pas u rihap duke iu dhënë kompanive turke edhe pse kishin ofertë më të lartë.

 

Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat