Secondary Adv

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet më tej në 2026

Qeveria parashikon të reduktojë huamarrjen e brendshme në vitin 2026, duke ulur presionin mbi yield-et dhe tregun financiar vendas.

Ulja e huamarrjes së re në tregun e brendshëm

Sipas projektbuxhetit 2026, huamarrja e re që qeveria do të financojë në tregun e brendshëm do të jetë 45 miliardë lekë, më pak se 50 miliardë lekët e programuara për këtë vit. Sipas Ministrisë së Financave, deri në fund të 9-mujorit huamarrja neto e brendshme arriti në rreth 26.5 miliardë lekë, duke përfaqësuar pak më shumë se gjysmën e programit vjetor. Shtesa e huamarrjes është realizuar kryesisht përmes obligacioneve afatgjata, ndërsa borxhi në bono thesari ka vijuar të ulet.

 

Suficiti buxhetor dhe pritet e fundit të vitit

Derimë tani, suficiti buxhetor ka arritur 45.6 miliardë lekë, duke krijuar teprica të mjaftueshme likuiditeti për qeverinë. Ashtu si në vitet e fundit, pritet që deficiti i plotë vjetor të materializohet në muajt e fundit të vitit, veçanërisht në dhjetor, kur zakonisht realizohet pjesa kryesore e shpenzimeve.

 

Ndikimi në yield-et dhe tregun financiar

Reduktimi i huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm pritet të mbajë të ulëta presionet mbi yield-et e titujve të borxhit. Në vitin 2025, yield-et kanë qenë në nivelet më të ulëta që prej 2022. Bonot 12-mujore në ankandin e fundit u emetuan me një yield mesatar prej 2.49 për qind, madje edhe nën normën bazë të interesit. Ndërkohë, instrumentet më afatgjata kanë shënuar një korrigjim në rritje gjatë tremujorëve të fundit, por marzhet ndaj normës bazë mbeten pranë niveleve historike minimale.

 

Kërkesa e lartë dhe besimi i investitorëve

Kërkesa e fortë në tregun e titujve qeveritarë është rritur edhe falë hyrjes së investitorëve të huaj, duke kontribuar në nivele të qëndrueshme dhe të ulëta të yield-eve. Përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran dhe ulja e borxhit publik kanë reduktuar primet e rrezikut. Gjithashtu, rënia graduale e kërkesës për huamarrje të brendshme lidhet me uljen e deficitit dhe me përdorimin e rregullt të financimeve në tregjet ndërkombëtare përmes Eurobondeve.

Burimi: Monitor


Më të lexuarat