Ibrahimaj: 1.7 mld lekë për rritjen, 50 mln euro për indeksimin e pensioneve
Nga 1 janari 2026, parashikohet rritje progresive e pensioneve.
1.7 mld lekë janë parashikuar për rritjen, ndërsa rreth 50 milionë euro do të përdoren për indeksimin. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë dëgjesave publike për buxhetin 2026 në kryqytet, ka ritheksuar se fokusi do të jetë tek rritja e pensioneve urbane dhe rurale.
Sa i takon bonusit të fundvitit, shpërndarja do të bëhet sipas dy fashave: 15,000 dhe 10,000 lekë. ISSH dhe Ministria e Ekonomisë, njofton se bonuset do të paguhen gjatë muajit dhjetor dhe afati për tërheqjen, është deri më 30 Qershor 2026.
Bonusin prej 15,000 lekësh, sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, e përfitojnë 540,950 persona kryesisht:
. Pensionistë me të ardhura deri në 20,000 lekë
. Pensione invaliditeti
. Pensione familjare
. Pension social
. Trajtime të vecanta financiare(mintaorë, industri ushtarake, veteranë)
. Pensione të parakohshme për vjetërsi shërbimi
. Profesione të vështira deri në 20,000 lekë
Bonusin prej 10,000 lekësh e përfitojnë 221,780 përsona, kryesisht:
. Pensionistë me të ardhura mbi 20,000 lekë
. Trajtime të veccanta financiare mbi 20,000 lekë
. Pensione të parakohshme mbi 20.000 lekë
. Pensione suplementare shtetërore dhe profesione të vështira me përfitim mbi 20,000 lekë.
Sakaq, pensionet për invalidët është parashikuar të rriten gradualisht deri në 300 mijë lekë. Rritjet do të jenë progresive deri në vitin 2029 dhe do t’u shtohen indeksimet vjetore të parashikuara në buxhet.