Secondary Adv

Ne 2017 do te jene gati planet e zhvillimit urban per 43 bashkite e vendit

Brenda vitit 2017, 43 bashki të vendit nga 61 në total do të mund të kenë gati planet e tyre të zhvillimit urban.Ministria e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni bëri një analizë të punës së realizuar në tre vite. 26 plane urbane janë realizuar nga fondet e buxhetit të shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga donatatorët ndërkombëtarë.

 

Shumë shpjet, tha ministrja Gjermeni, brenda muajit dhjetor do të fillojnë procedurat për miratimin e planeve vendore në këshillat bashkiake, më pas do të vijohet me procedurën e miratimin në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT).Për vitin 2017, nga buxheti i shtetit për të mbështetur hartimin e planeve vendore do të akordohen 129 milionë lekë.


Do të jenë rreth 7 bashki të reja (Përmet, Këlcyrë, Kolonjë, Pukë, Mirditë, Gramsh dhe Belsh) që do të mbështeten përgjatë vitit 2017.
“Planet vendore përtej hartimit të vizioneve dhe përcaktimit të projekteve strategjike që do të zbatohen në bashkitë përkatëse përfaqësojnë interesat për zhvillim të qytetarëve, grupeve të biznesit dhe investitorëve. Pra e thënë më thjeshtë janë harta e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor të territorit të një bashkie.


Kjo përtej reformës administrative territoriale t’i ofrojë bashkive të reja edhe mbështetje financiare në fushën e planifikimit të territorit si dhe menaxhimit sa më të mirë të detyrave funksionale që ju shtuan mbas kësaj reforme.Si ministria përgjegjëse për planifikimin në nivel kombëtar dhe vendor kemi mundur që në bashkëpunim edhe me donatorë të huaj të ndërmarrim një reformë të thellë dhe lehtësisht të matshme në zhvillimin e qëndrueshëm të territorit”, tha ministrja Gjermeni, gjatë inspektimit të qendrave të bashkisë Divjakë dhe Lushnje që janë përfunduar, tashmë.


Sipas ministres Gjermeni, me mbështetjen e programit të USAID për Qeverisjen Vendore dhe Programin për Decentralizimin dhe Zhvillimin Lokal të mbështetur nga qeveria Zvicerane është bërë i mundur hartimi i planeve të përgjithshme vendore në 10 bashki të tjera të vendit.(USAID: bashkitë Elbasan, Berat, Fier, Kuçovë dhe Lusnje; programi zviceran për decentralizim dhe zhvillim lokal: bashkitë Malësi e Madhe, Mat, Tropojë, Vau i Dejës dhe Klos).


Sipas ministres së Zhvillimit Urban, bashkia Malësi e Madhe, Tropojë dhe Mat ka përfunduar me fazën e 1-rë të procesit (Analiza), dhe po punohet për fazën 2 (Strategjia). Produkti final pritet të dorëzohet në Qershor 2017.Për Bashkitë Vau i Dejës dhe Klosit procesi i hartimit të PPV do të fillojë në Dhjetor.Koha për përmbylljen e tyre parashikohet përsëri të jetë muaji qershor 2017.


Më të lexuarat