Secondary Adv

INSTAT: Ne tre mujorin e fundit 18.060 vende te reja pune

Instituti i Statistikave raportoi se ekonomia shqiptare shtoi 18 mijë e 600 vende të reja pune në tremujorin të tretë të vitit, duke bërë që shkalla e papunësisë të zbresë në nivelin më të ulët në tre vite.

 

Të dhënat janë bërë publike në anketën e fundit të punësimit. Sipas INSTAT, për periudhën korrik-shtator, shkalla e papunësisë për personat nga 15 vjeç e sipër zbriti në 14.7 për qind, nga 15.5 për qind që ishte në tremujorin e dytë. Ndërsa nëse krahasohet me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, niveli i papunësisë, sipas INSTAT është ulur me 2.5 pikë përqindje. Kjo është hera e parë që nga tremujori i dytë i vitit 2013 që papunësia zbret nën nivelin 15 për qind.

 

Të dhënat e detajuara tregojnë se kjo rënie është rezultat i rritjes së punësimit si nga biznesi privat jo bujqësor, ashtu dhe sektori i bujqësisë. Sipas të dhënave administrative, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar, numri i të punësuarve është rritur me mbi 54 mijë vetë dhe rritja ka qenë thuajse e barabartë si nga punësimet e reja në sektorin bujqësor, ashtu dhe nga rekurtimet e kompanive private në sektorët e industrisë, shërbimeve por edhe ndërtimit.Niveli i papunësisë në Shqipëri u rrit fort veçanërisht pas vitit 2011 duke arritur deri në 18.2 për qind. Por sipas INSTAT, pas fundit të vitit të kaluar papunësia është ulur me ritme të shpejta, për tre tremujorë me radhë.


Më të lexuarat