Secondary Adv

Përshkallëzohet protesta në Greqi, fermerët tentojnë të bllokojnë aeroportin

Fermerët në Greqi ngritën sot tensionet duke tentuar të bllokojnë aksin drejt aeroportit “Maqedonia” në Selanik, ndërsa policia reagoi me gaz lotsjellës.

Tentativë për bllokadë dhe përplasje me policinë

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki u përpoqën të krijonin një bllokadë të re në kryqëzimin që lidh qytetin me aeroportin, duke hyrë me traktorë dhe mjete të tjera bujqësore. Policia greke ndërhyri menjëherë për të ndaluar lëvizjen e tyre, duke shkaktuar përplasje dhe momente paniku.

 

Nga raportimet, një grup protestuesish tentoi të kalonte përmes territorit të fermës së Universitetit Aristoteli, por u shpërnda me përdorimin e kimikateve dhe gazit lotsjellës. Skenat kaotike vijuan për disa minuta, me fermerët që u tërhoqën për t’u mbrojtur nga efektet e gazit.

 

Aks i blinduar nga policia, qarkullimi devijohet

ELAS kishte njoftuar më herët se nuk do të lejonte asnjë tentativë për bllokimin e aksit strategjik të aeroportit. Pranë kryqëzimit ishte ngritur një barrierë e fortifikuar me kafaze metalike, ndërsa drejtuesit e mjeteve u udhëzuan të përdornin rrugën Selanik–Poligiros për hyrje dhe dalje nga zona.

 

Protestës iu bashkuan edhe traktorë nga Galatista dhe Nea Triglia, duke rritur dukshëm numrin e pjesëmarrësve. Sipas fermerëve, pjesëmarrja pritet të shtohet gjatë ditës dhe fundjavës.

 

Vendimmarrja e radhës mbetet e hapur

Përfaqësuesit e fermerëve pritet të mblidhen në orët në vijim për të përcaktuar hapat e ardhshëm të protestës, ndërsa qeveria greke ende nuk ka dhënë një përgjigje të re për kërkesat e tyre për subvencione.

 

Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat