Secondary Adv

Zbuten kostot e prodhimit, IÇP rritje vjetore me 0.2 për qind në qershor-shtator

Çmimet e lëndëve të po rriten shumë ngadalë duke e bërë më të lehtë aktivitetin në sektorin e prodhimin si për tregun vendas ashtu edhe për eksport.

Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2025, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit (IÇP) shënoi rritje vjetore me 0,2%. Rritja më e lartë vjetore u shënua në seksionet “Industri përpunuese” me 0,4%, ndjekur nga seksioni “Industri nxjerrëse” dhe seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.

 

Brenda seksionit “Industri përpunuese”, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i mobileve” dhe aktivitetin “Prodhimi i pijeve” me 1,3%. Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Konfeksionimi i veshjeve” dhe aktivitetin “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 0,5%.

 

IÇP për tregun vendas shënoi një rritje vjetore prej 0,3%. Rritja vjetore më e madhe u vu re në seksionin “Industri përpunuese” me 0,7% dhe në seksionin “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%, ndërsa seksioni “Industri nxjerrëse” shënoi një rënie prej 1,6%.

 

IÇP për eksport: Shënoi rritje vjetore prej 0,1%. Rritja më e madhe vjetore u shënua nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 1,6%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,7%. Nga ana tjetër seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” shënoi një rënie prej 1,3%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” me 0,1%.

 

Në krahasim me tremujorin e dytë 2025, IÇP shënoi një ulje me 0,1%. Ulja më e madhe vërehet në seksionin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 0,3%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” dhe seksioni “Industri nxjerrëse” me 0,1%.

 

Në krahasim me tremujorin e dytë 2025, shënoi një ulje të lehtë që vërehet në seksionin “Industri nxjerrëse” me 0,2%, pasuar nga seksioni “Industri përpunuese” me 0,1%.

 

IÇP për eksport krahasuar me tremujorin e dytë 2025, shënoi ulje me 0,2%. Ulja më e madhe vërehet në seksionin “Energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar” me 1,3%, pasuar nga seksioni “Industri nxjerrëse” me 0,2% dhe seksioni “Industri përpunuese” me 0,1%.

 

Burimi: Monitor


Më të lexuarat